Welcome
Mireserdhet
Kerko ne Blog
11.7.11
Djemtë magnetikë
Braziliani Paulo David Amorim, 11 vjeç, ka një personalitet me të vërtetë magnetik. Ai tërheq çdo send metali pranë të cilit kalon. Aftësia e tij ka tërhequr vëmendjen e të gjithë botës dhe konsiderohet si fuqi. Babai i djalit ka treguar se pirunjtë, thikat, lugët, kamerat, gërshërët, tenxheret dhe objekte të tjera metali “fluturojnë” drejt trupit të tij dhe qëndrojnë aty, në pjesën e kraharorit, stomakut dhe kurrizit. I ati tha se e kishte vënë të birin në provë, pasi kishte dëgjuar mbi një djalë kroat që mund të tërhiqte shumë objekte metalike. Ivan Stolijkoviç, gjashtë vjeç, nga Koprivnica e Kroacisë mund të mbajë deri në 25,4 kg materiale metalike në trupin e tij. Dhe kur ai e kishte provuar këtë me Paulon, ai ishte çuditur kur kishte parë se “një pirun dhe një thikë ishte ngjitur në trupin e tij”. Shokët e shkollës e thërrasin atë “djali magnetik”.
Iscriviti a:
Commenti sul post (Atom)
Nessun commento:
Posta un commento