Një grabitje me armë zjarri ka ndodhur në orët e vona të mbrëmjes së sotme, në një supermarket në zonën e Komunës së Parisit në kryeqytet.
Mësohet se persona të armatosur kanë hyrë në supermaketin Merkator dhe kanë arritur të grabisin shumën prej 1.5 milion lekësh të vjetra.
Grabitësit kanë kërcënuar me forcën e armëve shitëset e supermarketit dhe grabitën gjithë xhiron ditore.
Në vendngjarje mbërriten menjëherë forcat e policisë, të cilët kanë nisur hetimet për identifikimin dhe kapjen e autorëve të grabitjes. Ndërkohë që ka sekuestruar pamjet filmike të supermarketit , të cilat do të ndihmojnë në identifikimin e autorëve.
Kjo është grabitja e dytë brenda një kohë të shkurtër që ndodh në këtë zonë të Tiranës
Info Shqip
Lajme Nga Vendi dhe Bota
Welcome
Mireserdhet
Kerko ne Blog
19.7.11
Tiranë, grabisin me armë zjarri supermarketin, largohen me 1.5 mln lekë
Çfarë fshihet nën themelet e Vatikanit?
Tunelet nëntokësore, si dhe shumë të fshehta të tjera të cilat ndodhen nën themelet e Vatikanit, herë pas here kanë qenë shkaku dhe arsyeja që kanë nxitur me dhjetëra e qindra skenar dhe teori.
Vatikani një qytet i madh, i stërlashtë, qyteti vatër dhe zemra e fesë katolike dhe jo vetëm kaq, një qytet që fsheh nën themelet e tij, një tjetër qytet misterioz, i zhytur i tëri në nëntokë me kripte, pasazhe të fshehta, galeritë dredha-dredha, përbejnë një nga misteret më spektakolare që mund të kenë ekzistuar ndonjëherë.
“Mallkimi” i Shenjtit dhe “të çuditshmet” e rastësive!
Supozimi se aty qëndrojnë eshtrat e Shën Pjetrit,, për shekuj me radhë mbetet një pikëpyetje e madhe. Edhe pse e vetmja referencë historike që mbështet se Shën Pjetri u martirizua dhe u varros në bodrumin e Vatikanit nga Gaius shkon prapa në 200 pas erës së re, megjithatë, për katolikët është pothuajse e sigurt! Kjo siguri dhe besim, udhëhoqi dhe Konstandinin e Madh, i cili po në të njëjtin vend, të ndërtoj bazilikën e Shën Pjetrit.
Në vitin 1624 filluan dhe studimet e para në galeritë e Vatikanit, për të kërkuar eshtrat e Shën Pjetrit, por këto kërkime nuk zgjatën shumë, pasi ato u shoqëruan nga një seri e rastësish “të çuditshme”;
Prifti Urban VIII i cili ishte nga më kryesorët në këto kërkime, u sëmurë rënd, me dhjetëra punëtorë humbën jetën e tyre misteriozisht dhe gradualisht mbizotëroi besimi se; Shenjti nuk dëshironte t’i prishnin qetësin dhe për këtë ai mallkonte të gjithë ata që guxonin t’i prishnin atij qetësin! Kjo frikë, ndali për të paktën 300 vjet çdo studim në atë vend.
Dorëshkrimet e lashta së bashku me sekretet e madhe!
Bibliotekat e mëdha që zënë me dhjetëra kilometra në nën tokën e Vatikanit, thuhet se përmbajnë një thesar të paçmueshëm, pasi ajnë të shumtë shkencëtarët, historianët si dhe hulumtuesit, besojnë se në mes miliona librave të panumërt, ndodhen ndërmjet tyre dhe shumë dorëshkrime të lashta, të cilat konsiderohen, ose janë konsideruar si të humbura, për publikun e gjerë ! Besohet dhe mbrohet si tezë se; Nëse këto tekste bëhen ndonjëherë publike, do të zbulojnë sekrete dhe të vërteta, të cilat do të ndryshojnë njëherë e përgjithmonë historinë e njerëzimit!
Nekropoli i Papëve dhe të krishterëve e hershëm!
Ekzakt, nën bazilikën e Shën Pjetrit, ndodhen “varrezat e Papëve”, ndërsa vetëm pak përtej janë varrosur dhe shumë të krishterë të hershëm. Nekropoli nëntokësorë i Vatikanit, u bë i njohur gjerësisht nëpërmjet librit të shkrimtarit të famshëm Dan Brown me titull “Illuminati”. Të famshmet “vrimat e gjarprit” të përmendura në libër, në realitet janë “tuba për libacionet funeral”, që përshkruhen kaq reale e gjallërisht nga autori:
“Të krishterët besonin në ringjalljen e të vdekurve, prandaj ata kanë përdorur këto vrima për të ushqyer të vdekurit, duke ju derdhur mjaltë dhe qumësht në galeritë nën Vatikan”, shkruan ai.
Mekanizmi kohor i at Ernetti-t!
Një tjetër teori në lidhje me thesaret e fshehura në bodrumin e Vatikanit, është mekanizmi kohorë i at Ernetti-t. Prifti katolik Francez, Francois Brune në librin e tij “Misteri i ri i Vatikanit”, thotë se një prift katolik – at Ernetti Pelegrino -pak para se të vdiste në vitin 1994 i besoj atij një zbulim të madh: se ai kishte arritur të krijoi një makinë kohore, me të cilën ai kishte regjistruar momentin e kryqëzimit të Jezusit! The Time Machine, sipas Fracois Brune -ndodhet në bodrumet e Vatikanit!
Himni yne kombetar! Historia groteske e një “shteti” të vetë deklaruar në zemër të SHBA-se, që ka për himn kombëtar ... himnin Shqiptar
NEVADA: Në rite, tradita, zakone apo afërsi gjeografike nuk ka asgjë të përbashkët me Shqipërinë.
Gjithsesi, këtë lidhje e ka bërë që në vitin 1977 ai që e krijoi, Kevin Baugh-i. Në këtë vit, ai shpalli micronation-in “shtet sovran” një porcion të vogël prej 14.3 (58.000 m2) ha të shtetit amerikan, të cilin e quajti me vone Republika e Molosëve.
Me burime të limituara informatike, Kevin Baugh qeveris duke përdorur si monedha xhetonët e pokerit, të cilat quhen Valora. Ajo që të bën më shumë çudi është fakti se Molossia përdor si himn të republikës së tij një version të përpunuar të himnit tonë kombëtar.
Presidenti aktual, Kevin Baugh, drejton vendin me vetëm 11 banorë, është i martuar, ka dy djem dhe Zonjën e Parë, dy mace e tre qenë dhe një kalë. Njëkohësisht, ai kryen edhe detyrën e ministrit të Jashtëm. Republika e Molosëve ka një Deklaratë, ku thuhet se ajo është një nga vendet e para në botë që ka njohur pavarësinë e Kosovës, një ditë pasi Prishtina zyrtare e shpalli.
Ndërsa se çfarë lidhjeje ka Molossia, emri i saj dhe himni i saj me Shqipërinë u ngelet studiuesve, historianëve tanë për ta zbuluar në të ardhmen.
Republika e Molossias ose në shqip “Myzeqe” është një nga më minikombet (mikronation) më të vjetra themelore dhe është vendosur në shkretëtirat e Dejton - Las Vegas-it në Nevada. Kjo mini -republikë ka vetëm njëmbëdhjetë shtetas, njëri prej të cilëve është Kevin Baugh, i cili aktualisht është President. Molossia ka një kalë, dy qen dhe dy mace.
Presidenti i saj, i cili e quan veten edhe mbret, megjithëse ajo është republikë, Kevin Baugh, e shpalli këtë micronation, e njohur më pas si Republika e Madhe Vuldstein, më 1997. Molossia e konsideron veten si vend mik, megjithëse ajo është shpallur katërmbëdhjetë vjet më pas Republikë e Molossias, që në shqip thirret “Myzeqe”. Emri Myzeqe vjen nga një zonë fushore mjaft e begatë në pjesën perëndimore të bregdetit Adriatik, një fushë e madhe pjellore mes Lushnjës dhe Fierit. Banorët e kësaj zone thirren “myzeqarë”.
Në historinë e toponomastikës shqiptare Myzeqeja zë një vend të rëndësishëm. Unaza e bukurisë në universin e larmishëm të natyrës së kësaj fushe, e cila quhet dhe "hambari i Shqipërisë", padyshim që është manastiri i Ardenicës, në Kolonjë, Lushnjë, që gjendet në pikën më dominuese të kësaj zone.
Emri Molossia - Myzeqe
Molossia është një emër i "vjedhur" i fjalës spanjolle "morro", që do të thotë gur i vogël ose kodër e vogël, prapashtesa -ssia është një prapashtesë për standardet vend. Emri rrjedh nga trashëgimia spanjolle e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në jugperëndim të saj dhe mund t’i referohet edhe emrit të një tipi helikopteri ose më pak në mënyrë specifike për të thirrur kodrat që janë vetëm jashtë kufijve të Molossias moderne. Emri "morro" mund të jetë marrë edhe në zonë, e cila quhet Loco, e famshmja ekspeditë, e cila kaloi shumë ndoshta përmes Molossias në fund të shekullit të 18-të, në rrugën e tyre për diku tjetër. Molossia me emrin e saj ka edhe lidhje me atë antike apo moderne, në Greqi.
Kjo Myzeqe dhe është vendi Molossi dhe u emërua kështu pas tyre. Mendohet të kenë qenë sundimtarët e atij vendi nga kohët e lashta në ditët e sotme dhe morën emrin e familjes Molosachi, pasi thuhet se Molossia është fjalë e përvjedhur; origjina e saj rrjedh nga Mosachia dhe në gjuhën shqipe është quajtur Myzeqe.
Minikombi (micronation) Molossia mbart mbi vete më shumë se tridhjetë vjet, duke kaluar nëpër shumë ndryshime, derisa ai u bë vendi sot më enciklopedik pas Republikës Popullore të Kinës, e cila njihet si më e madhja e botës. Molossias (Myzeqeja) është më e vogla e botës.
Molossia është gjithashtu një micronations më krijues, me të pasurit e një hekurudhe dhe një hapësire tokësore, të një programi të hapësirës ajrore, lëshimin e monedhës. Republika e Molossias ka pothuajse të gjitha simbolet e një kombi. Republika e Molossias ka flamurin, ka himnin kombëtar (identik si Himni Kombëtar i Republikës së Shqipërisë), ka uniformën dhe simbolet e marinës e saj, ka Akademinë e Marinës, Programin Hapësinor, "rrjetin" hekurudhor, shërbimin postar, banka, atraksione turistike, sistemin e matjes, vendpushimet, teatrin, radiostacionin e saj, dhe madje zonën e saj të matjes së kohës.
Molossia: sipërfaqja 14,3 hektar (58.000 m2)
Iscriviti a:
Post (Atom)