Welcome

Mireserdhet

Kerko ne Blog

12.7.11

Dalin notat për lëndët me zgjedhje

Dalin rezultatet e lëndëve me zgjedhje. Gazeta publikon listën me notat për maturantët. Ato do të nisin të shpërndahen sot në shkollat e të gjithë vendit.Me marrjen e tyre, nxënësit kanë në duar 5 komponentët e maturës. Kandidatët për në universitet tani janë gati për të plotësuar formularin A2. Kush nuk ka arritur të marrë nota kaluese në njërën nga dy lëndët me zgjedhje, nuk do të ketë mundësi të nisë një shkollë të lartë. Numrin e saktë të mbetësve Ministria e Arsimit pritet ta publikojë sot. Plotësimi i formularit A2 do të nisë të plotësohet më 22 korrik. Përpara se ta plotësojnë maturantët, duhet të llogarisin pikët sipas formulës me 5 komponentët e maturës. Përkatësisht, ato janë; provimi i Matematikës, ai i Letërsisë, lëndët me zgjedhje dhe mesatarja e katër viteve të shkollës. Të gjithë komponentët kanë të njëjtën peshë, e cila arrin në 20%. “Plotësoni personalisht formularin A2 në mënyrë që t’i kontrolloni vetë degët e vendosura. Mos e lini në dorë të personave të tjerë, sepse mësuesit, prindërit apo të njohurit kanë të drejtë vetëm t’ju këshillojnë”, këshillojnë specialistët e MASH. Sipas tyre, përpara se të plotësojnë formularin, kandidatët do të shohin  në faqen zyrtare të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës (MASH) koefiçientët e shkollës dhe të lëndëve me zgjedhje për programet e studimit që do të preferojnë si dhe do të konsultohen me pikët e fituesit të fundit për çdo program studimi në maturat e mëparshme. Maturantët kandidatë që kanë mbaruar një shkollë të mesme në profilin shoqëror, kanë më pak shanse të shpallen fitues në programet e studimit me profil natyror. Nuk sugjerohet plotësimi i më pak se 10 preferencave në formularin A2, sepse zvogëloni shanset tuaja për të fituar një të drejtë studimi. “Kujdes! Këshillojmë që të plotësohen të 10-ta preferencat, në mënyrë që të rrisni shanset tuaja të suksesit”, theksojnë specialistët e MASH.

Nessun commento:

Posta un commento