Welcome

Mireserdhet

Kerko ne Blog

11.7.11

Hiqen dy taksa për makinat, por taksohen me 5 lek/litër karburantet

Të gjitha taksat që kanë paguar deri më sot pronarët e makinave mblidhen në një të vetme. Gazeta zbardh draftin e Ministrisë së Financave në lidhje me ndryshimet ligjore mbi taksat e automjeteve si dhe mënyrën se si do të paguhen ato. Ministria ka hartuar në formulë të ngjashme me atë aktuale për përllogaritjen e taksës që duhet të paguajë çdo shqiptar që importon në vend një makinë të përdorur. Formula për përllogaritjen e taksave që duhen paguar bazohen totalisht tek cilindrata e makinës. Në formulën e re nuk ka rendësi viti në të cilin është prodhuar makina, por fakti nëse ajo ndot më pak apo më shumë, kjo pasi makinat me cilindratë të madhe dhe që punojnë me naftë duhet të paguajnë më shumë taksa se sa makinat me motor të vogël që punojnë me benzinë.
Sipas burimeve nga Ministria e Financave, të gjitha makinat e reja që hyjnë në vend nuk do të paguajnë asnjë taksë për tre vite me radhë, përveç TVSH-së në doganë. Kështu përshembull, nëse ndryshimet ligjore hyjnë në fuqi deri në fund të Korrikut, mund të futën në Shqipëri pa paguar asnjë taksë, të gjitha makinat e prodhuara nga Korrikut i vitit 2008. Kjo bëhet me qëllimin për të stimuluar futjen e makinave të reja në vend.
Importuesit e makinave nuk do të paguajnë taksë tjetër në doganë përveç Tatimit mbi Vlerën e Shtuar, ndërsa pagesat e tjera do të bëhen në momentin e kryerjes së kolaudimit të automjetit. Burimet theksojnë se të gjitha taksat e tjera siç është ajo e regjistrimit (2 400 lekë), apo taksat e qarkullimit (7 000 lekë për makinat me benzinë dhe 10 000 lekë për makinat me naftë) do të hiqen dhe e vetmja taksë do të jetë ajo për kolaudimin e automjetit. Aktualisht, taksa e kolaudimit të autoveturave është 1 800 lekë, por pritet të rritet për shkak të këtyre ndryshimeve ligjore.
Por si do të funksionojë procedura e re që parashikon heqjen e doganës për makinat si dhe pagesa e taksës? Në momentin kur një qytetar fut makinën në territorin e vendit, ai paguan vetëm TVSH-në. Më pas, makina dërgohet për kontroll teknik. Pikërisht në këtë moment bëhet edhe përllogaritja e taksave që ai paguan. Për këtë ka një formule të posaçme, e cila bazohet tek cilindrata, lloji i karburantit si dhe një koeficient për llojin e mjetit. Ky i fundit do të jetë i përshkallëzuar. Për autoveturat, koeficienti do të jetë më i ulët se sa ai për mjetet e tonazheve më të mëdha. Formula e përllogaritjes së taksës do të jetë: cilindratë X koeficienti për llojin e karburantit (20 për benzinën dhe 25 për naftën) X koeficienti për llojin e mjetit. Sa më i lartë tonazhi, aq edhe më i madh koeficienti dhe aq shumë duhet të paguajë pronari i mjetit.
Të gjitha ndryshimet ligjore bazohen mbi logjikën e dekurajimit të futjes së automjeteve të vjetra në vend. Duket që viti i prodhimit është hequr nga formula e përllogaritjes së doganës por Ministria ka menduar një zgjidhje tjetër, atë të heqjes së taksave për makinat e reja që futën në vend. Krahas kësaj, fakti që formula e re bazohet mbi cilindratën dhe llojin e karburantit pritet të stuimukojë qytetarët që të fusin në vend makina me benzinë dhe cilindratë të ulët, të cilat ndosin më pak se sa makinat me naftë dhe që djegin më shumë karburant.

Nessun commento:

Posta un commento