Welcome
Mireserdhet
Kerko ne Blog
12.7.11
Durrës, ndalohet italiani me 88 breshka kontrabandë
DURRES – Autoritetet e doganës dhe ata të pikës së kalimit kufitar në Portin e Durrësit zbuluan trafikun e 88 breshkave nga ana e një shtetasi italian, i cili nuk u lejua të kalonte kufirin. Sipas policisë, shkak për këtë vendim ndaj një të huaji është bërë së pari mosdeklarimi i mallit që italiani Genaro Figioli po transportonte për në Itali, por edhe mungesa e dokumentacionit. Dogana ka kërkuar që 45-vjeçari Figioli të pohojë nëse në autoveturën e tij “Renault” me targa AV 4323 ËA kishte apo jo ngarkesë të padeklaruar. Por italiani ka pohuar se nuk kishte asgjë që nuk e kishte të deklaruar, pa e ditur se autoritetet policore do të kryenin kontroll në mjetin e tij. Sipas autoriteteve policore të pikës së kalimit të kufirit dhe migracionit në Portin e Durrësit, kontrollorët e mjetit kanë gjetur breshka në bagazh, poshtë tapicerisë, nën sedilje etj. Autoritetet doganore kanë bërë të qartë se malli cilësohet kontrabandë, ndërsa problem në raste të tilla është kontrolli veterinar i këtyre llojeve të specieve, të cilat mund të jenë edhe bartës së sëmundjeve, mikrobeve, viruseve të rrezikshme. Italiani Genaro Figioli është shprehur për policinë se breshkat i ka blerë me 500 lekë copën në fshatrat e Durrësit dhe se nuk i kishte për tregti. Ndaj shtetasit italian ka nisur hetimi dhe ai do të ndiqet në gjendje të lirë.
Iscriviti a:
Commenti sul post (Atom)
Nessun commento:
Posta un commento