Welcome

Mireserdhet

Kerko ne Blog

14.7.11

Taksat e reja penalizojnë makinat e targuara



TIRANË- Ta blesh makinën është e lehtë, por problem është ta mbash atë. Kjo është logjika që do të shoqërojë shqiptarët në lidhje me makinat pas hyrjes në fuqi të sistemit të ri të taksave. Drafti i qeverisë favorizon të mënyrë të dukshme makinat e reja dhe stimulon blerjen e tyre, por lehtësitë e ligjit shkojnë deri tek blerja dhe tek pagesat e taksave, pasi paratë e “kursyera” nga heqja e doganës do të paguhen në shuma edhe më të mëdha me kalimin e kohës, nëpërmjet taksave të karburanteve. Akoma edhe më të penalizuara janë makinat e targuara. Kjo, për shkak se ata  nuk përfitojnë nga heqja e doganës, por karburantin nga ana tjetër do ta blejnë më shtrenjtë për shkak të ligjit të ri.
Kemi krahasuar koston vjetore të mbajtjes së një makine sipas ligjit të vjetër dhe atij të ri. Në kosto janë përfshirë taksat vjetore dhe harxhimi për karburantin duke marrë një mesatare prej 100 litrash në muaj. Në fund del që për të njëjtën makine, por sipas dy formave të ndryshme të taksimit, kostoja që duhet të paguajë pronari i saj është më e lartë sipas ligjit të ri. Si referencë është marrë taksa e vitit 2012, për shkak se ligji pritet të hyjë në fuqi vetëm në shtator të këtij viti.
Në pamje të parë, ligji favorizon blerjen e një makine, pasi taksat vjetore janë mëse të përballueshme, por e shtrirë në kohë, kostoja që duhet paguar për mbajtjen të njëjtës makinë sipas ligjit të ri, është më e lartë se sa ajo që parashikohet në ligjin aktual. Diferencën në këtë rast e bën taksa e re 5 lekë për litër mbi karburantet, e cila që prej 1 janarit 2012 do të bëhet 7 lekë për litër.
Nisur nga kjo, pronari i një automjeti të prodhuar në vitin 2 000 për shembull do të paguajë vërtetë më pak taksa krahasuar me atë ç’ka paguan tani, por e përllogaritur në fund të vitit, kostoja vjetore e mbajtjes së asaj makine do të jetë më e lartë. Ky është edhe qëllimi i ligjit, i cili është hartuar me logjikën: Paguan më shumë ai që harxhon më shumë karburant dhe rrjedhimisht ndot më shumë ambientin.



75 % më shumë se 10 vjet vjetërsi
25 % më pak se 10 vjet vjetërsi
Ligji i ri synon të ulë nivelin e ndotjes në ambient nisur edhe nga fakti që pjesa më e madhe e automjeteve që qarkullojnë në rrugët e Shqipërisë janë më të vjetra se 10 vjet. Vetë fakti që janë të vjetra i penalizon këto makina përballë koeficienteve fiks të moshës sipas draftit të Ministrisë së Financave

70 %
e mjeteve që qarkullojnë në rrugët shqiptare janë autovetura kurse pjesa tjetër, autobusa, motomjete, kamionë, etj.

Shembull 1

Ligji aktual

Makinë me cilindratë 2 500 kubik, naftë, prodhim i vitit 1992
Taksë regjistrimi                   2 400 lekë
Taksë qarkullimi                   10 000 lekë

Kosto mesatare mujore karburanti:
100 litra naftë X 166 lekë = 16 600 lekë në muaj
Kosto vjetore e karburantit:
16 600 lekë X 12 muaj = 199 200 lekë në vit

Kosto totale vjetore e mbajtjes së një makine sipas ligjit aktual:
199 200 lekë, kosto karburanti + 12 400 lekë, taksa = 211 600 lekë

Ligji i ri
Taksë regjistrimi                  0
Taksë qarkullimi                   0
Taksë vjetore
(Cilindratë 2 500 X 25, koeficienti i karburantit X 0.60 koeficient fiks për vjetërsi 19 vjet) = 37 500 lekë

Kosto mesatare mujore karburanti:
100 litra naftë X (166 lekë/lt + 7 lekë/lt taksë e re, nga 1 janari 2012) = 17 300 lekë në muaj
Kosto vjetore karburanti
17 300 X 12 muaj= 207 600 lekë në vit

Kosto vjetore e mbajtjes së kësaj makine sipas ligjit të ri
Kosto karburanti, 207 600 lekë + Taksa vjetore, 37 500 lekë = 245 100 lekë


Diferenca ligji i ri/ligji aktual
245 100 lekë –211 600= 33 500 lekë në vit

Kjo është shtesa që duhet të paguajnë aktualisht pronarët e një makine të tillë vetëm për shkak të ndryshimit të ligjit. Diferenca rritet nëse konsumohet më shumë karburant



Shembull 2
Ligji aktual

Makinë me cilindratë 2 000 kubik, naftë, prodhim i vitit 2005
Taksë regjistrimi                   2 400 lekë
Taksë qarkullimi                   10 000 lekë
Kosto mesatare mujore karburanti:
100 litra naftë X 166 lekë = 16 600 lekë në muaj
Kosto mesatare vjetore e karburantit:
16 600 lekë X 12 muaj = 199 200 lekë në vit

Kosto totale vjetore e mbajtjes së një makine sipas ligjit aktual:
199 200 lekë, kosto karburanti + 12 400 lekë, taksa = 211 600 lekë


Ligji i ri
Makinë, cilindratë 2 000 kubik, naftë, prodhim i vitit 2005
Taksë regjistrimi                   0
Taksë qarkullimi                   0
Taksë vjetore
(Cilindratë 2 000 X 25, koeficient karburanti X 0.20 koeficient fiks për 6 vjet vjetërsi) = 10 000 lekë në vit
Kosto mesatare mujore karburanti:
100 litra naftë X (166 lekë/lt + 7 lekë/lt taksë qarkullimi, nga 1 janari 2012) = 17 300 lekë
Kosto mesatare vjetore e karburantit
17 300 lekë X 12 muaj = 207 600 lekë

Kosto vjetore e mbajtjes së një makine sipas ligjit të ri
207 600 lekë, kosto karburanti +10 000 lekë, taksa = 217 600 lekë

Diferenca ligji i ri/ligji aktual
217 600 lekë – 211 600 lekë = 6 000 lekë në vit

Kjo është shtesa që duhet të paguajnë aktualisht pronarët e një makine të tillë vetëm për shkak të ndryshimit të ligjit.


Shembull 3
Ligji aktual

Makinë me cilindratë 1 400 kubik, benzinë, prodhim i vitit 2 000
Taksë rregjistrimi                  2 400 lekë
Taksë qarkullimi                   7 000 lekë
Kosto mesatare mujore karburanti:
100 litra benzinë X 168 lekë = 16 800 lekë në muaj
Kosto vjetore e karburantit:
16 800 lekë X 12 muaj = 201 600 lekë në vit

Kosto totale vjetore e mbajtjes së një makine sipas ligjit aktual:
201 600 lekë, kosto karburanti + 9 400 lekë, taksa = 211 000 lekë


Ligji i ri
Taksë regjistrimi   0
Taksë qarkullimi                   0
Taksë vjetore
(Cilindratë 1 400 X 20, koeficienti i benzinës X 0.28 koeficient fiks për vjetërsi 11 vjet) = 7 840 lekë

Kosto mesatare mujore karburanti:
100 litra naftë X (168 lekë/lt + 7 lekë/lt taksë e re, nga 1 janari 2012) = 17 500 lekë në muaj
Kosto vjetore karburanti
17 500 X 12 muaj= 210 000 lekë në vit

Kosto vjetore e mbajtjes së kësaj makine sipas ligjit të ri
Kosto karburanti, 210 000 lekë + Taksa vjetore, 7 840 lekë = 217 840 lekë


Diferenca ligji i ri/ligji aktual
217 840 lekë –211 000= 6 840 lekë në vit

Nessun commento:

Posta un commento