Dy persona mbetën të vdekur si pasojë e rënies në kontakt me energjinë elektrike në kryeqytet. Ngjarja ndodhi rreth orës 11:15 në zonën e Komunës së Parisit, ku dy personat kishin hapur një pusetë për ta pastruar dhe gjatë punës kanë rënë në kontakt me korrentin, duke gjetur vdekjen e menjëhershme.
Mësohet se njëri nga viktimave është Osman Qirjako, ndërsa identiteti i tjetrit nuk dihet akoma. Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe po heton për zbardhjen e saj.
Nessun commento:
Posta un commento