Welcome

Mireserdhet

Kerko ne Blog

16.7.11

Zbulimi: Ilaç (vitadox ) për kancerin shitet ekskluzivisht në Kubë dhe Shqipëri

Një ilaç që kuron kancerin dhe jo vetëm por edhe një varg sëmundjesh të tjera, pa bujë, por plot efekt pozitiv dhe asnjë efekt anësor, po shitet në Shqipëri duke mbledhur qytetarë nga vende të ndryshme të Bashkimit Evropian.
Janë me qindra ata që po zbarkojnë në Shqipëri, duke mbërritur në rrugën “Irfan Tomini” në Tiranë, ku i është dhënë edhe adresa e një qendre mjekësore ku tregtohet nën rregulla strikte ilaçi çudibërës.
Medikamenti e ka origjinën nga Kuba dhe ai është Vitadox, ose i njohur edhe si Escoglu. Ky medikament që nga vitet ’80 njihet vetëm në Kubë si ilaç që shëron të sëmurët me lloje të ndryshme kanceri, si femra ashtu dhe meshkuj. Po ashtu ky ilaç ka veti kurative edhe për sëmundje të tjera që shkaktojnë vdekjen e njerëzve apo i stërmundojnë ata në vuajtje kronike.
Në Tiranë, këto ditë kanë mbërritur dy shtetas italianë, intelektualë të njohur në Itali, njëri prej tyre vite më parë gazetar. Aldo Di Tomassi dhe Francesco Angeleri, duke folur me agjencinë e lajmeve NOA tregojnë se këtë fillimjavë mbërritën me dy qëllime në Tiranë, së pari për të blerë ilaçin e famshëm Vitadox që në Itali dhe asnjë vend tjetër të Evropës nuk tregtohet dhe së dyti për turizëm dentar. Të ftuar në kryeqytetin shqiptar nga Viaggiare e Sorridere, Di Tomassi dhe Angeleri pohojnë se udhëtimi i tyre në fakt, ishte i destinuar për në Kubë por në minutën e fundit ndryshoi për në Shqipëri.
Kështu dy italianët kanë arritur të gjejnë në Tiranë ilaçin e shumëkërkuar dhe këto ditë po bëjnë dhe kurim të dhëmbëve në një klinikë në kryeqytetin tonë, duke kaluar edhe disa ditë pushimi në zonat më piktoreske të Tiranës, Durrësit, etj.
“Ne kemi njerëz të afërm që vuajnë nga tumor dhe duke mësuar para disa kohësh se ekziston një ilaç i cili shëron këtë sëmundje të tmerrshme që po vret përditë shumë njerëz, filluam ta blejmë duke e porositur me miq italianë që lëvizin enkas në Kubë për ta blerë atë.
Ky ilaç e ka dhënë efektin e vet, – tregon Aldo Di Tomassi i cili ka vjehrrin që vuan nga tumori por edhe sëmundje të tjera.
“Imagjinoni, vjehrri im vuante nga tumori dhe që kur nisi të marrë këtë ilaç me origjinë kubaneze, është përmirësuar shumë. Madje ai vuante nga astma dhe mbante flakonin në çdo moment e tani e ka hequr.
Në këto kushte kur ilaçi po i shkaktonte përmirësim, vendosa të nisem bashkë me mikun tim Francesco për në Kubë. Por në çastet e fundit mësuam përmes internetit se në Shqipëri, në Tiranë, ndodhej përfaqësia evropiane e tregtimit të këtij ilaçi”, – pohon Aldo.
Ndërkohë, një ditë më parë, së bashku me mikun e tij, ata kanë shkuar në klinikë dhe kanë blerë 18 flakonë me kosto secili 118 euro, duke sqaruar se i blenë jo vetëm për vjehrrin e tij dhe gruan e mikut të tij por edhe për disa miq e fqinjë që gjithashtu vuajnë nga kanceri.
***
Sakaq, edhe media italiane është duke i kushtuar një jehonë të gjerë faktit se ilaçi që vjen nga helmi i gjarprit po dynd italianët dhe evropianë të tjerë drejt Shqipërisë.
Nën titullin “Italianët me kancer, pelegrinazh në Shqipëri për helmin e akrepit që i shëron”, e përditshmja italiane Il Quotidiano” shkruan sot se “italianët, pacientë të sëmundjes së kancerit, janë nisur për gjueti në Shqipëri në lidhje me mjekësinë natyrore, konkretisht për të gjetur ilaçin shërues që rrjedh nga helmi i akrepit blu”.
Më poshtë vijon raporti i të dërguarit të “Il Quotidiano” në Tiranë:
Mësohet se deri datën 29 prill ata kanë qenë në Havanë të Kubës, ku kanë kërkuar të njëjtën gjë dhe tashmë po kryejnë pelegrinazh në Shqipëri.
Ndërkaq, substanca në fjalë ende nuk është testuar apo miratuar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës apo Bashkimi Evropian.
“Janë së paku 25 njerëz të sëmurë që kanë mbërritur në Shqipëri vetë si persona, ndërsa shumë të tjerë, kanë kontaktuar me miqtë dhe të njohurit, të gatshëm për të vepruar si ndërmjetës”, tha për mediat italiane, një italian i cili jeton dhe punon në Shqipëri, por dëshiron të mbetet anonim.
Sipas mjekëve, fjala është për një substancë natyrore, të nxjerrë pikërisht nga një helm i akrepit, i cili na qenka serum kundër një serie tumoresh.
Dëshmitë e pacientëve që tregojnë për kurën e tij janë të shumta, e megjithatë ka ende një lloj dyshimi rreth kësaj substance, e cila ende nuk është miratuar nga “Food and Drug Administration” (FDA amerikane), apo nga Agjencia Evropiane e Ilaçeve (Ema).
“Shtegtimi” i italianëve në Shqipëri filloi pasi kompania farmaceutike kubaneze, “’Labiofam”, prodhuese e substancës Escozul, e gjetur nga biologu Kuban Bordier, i cili në vitet ‘80 zbuloi “pronësinë” anti-tumoriale të toksinës së akrepit, nuk e shpërndan më falas ‘Vidatox C-30” ndaj të huajve, të cilët prej vitesh udhëtojnë në Kubë për ta marrë atë.
Dhe “Labiofam” në fakt, ka hyrë në një marrëveshje me “Pharma-Matrix” në Shqipëri.
Kjo kompani, e cila në sitin e saj të internetit, në fakt shfaqet si përfaqësues zyrtar i “Labiofam” në vend, shet produktin në 30 ml e me pika për 118 €.
Për këtë arsye, zgjedhja e Shqipërisë prej pacientëve italianë me kancer nuk duket të jetë e rastit.
Pasi vendi ynë edhe pse ka paraqitur kërkesën për anëtarësim në BE, ende figuron jashtë Bashkimit.
Dhe, sipas ligjeve evropiane, drogat duhet t’i nënshtrohen rregullave të veçanta për hyrje në kontinentin e vjetër.
Pra, për të harmonizuar tregun e farmaceutikës në BE, në treg mund të mbeten vetëm ilaçet e regjistruara apo të licencuara.
Ndërkohë “Pharma-Matrix”, është e regjistruar në datën 23 shkurt 2011 në Qendrën Kombëtare të Regjistrimit (QKR), me qendër në Tiranë dhe ka filluar të kryejë marketingun e produktit në fjalë.
Përfaqësues i vetëm i kompanisë figuron Francesco Matteucci, ndërsa përfaqësuesi ligjor do të jetë shtetas shqiptar, Thoma Janco.
”Rekomandohet marrja e 20 pikave në ditë, të ndara në 2 doza me 5 pika dhe 1 me 6”, sqaron ai.
Nga e gjithë kjo histori, pritet një fluks i mijëra italianëve në Shqipëri në muajt e ardhshëm.

1 commento:

  1. Përshëndetje djema, 3 muaj më parë i dashuri im u nda me mua. Gjithçka filloi kur shkova në kampin veror dhe po përpiqesha të kontaktoja me të, por nuk po kalonte. Kështu që kur u ktheva nga kampi, e pashë atë me një vajzë të re duke u puthur në dhomën e tij të shtratit, isha i frustruar dhe më dha një natë pa gjumë. Mendova se ai do të kthehej për të kërkuar falje, por ai nuk erdhi për gati 3 muaj, u lëndova vërtet, por faleminderit Dr.Dawn për gjithçka që bëri, takova Dr.Dawn gjatë kërkimit tim në internet, vendosa ta kontaktoj sepse unë pashë mijëra dëshmi për të, por tani duhet të rrëfej se ai është me të vërtetë një person i mirë dhe i sinqertë, ai ma ktheu të dashurin tim vetëm brenda 48 orëve, jam shumë i lumtur. Kontaktoni atë në Whatsapp nëse keni nevojë për ndihmë në jetën tuaj: +2349046229159
    Email: dawnacuna314@gmail.com

    RispondiElimina