Welcome
Mireserdhet
Kerko ne Blog
19.7.11
6 gabimet që bëjnë prindërit ne disiplinimine femijeve
Shpeshherë nënat ndihen të lodhura nga fëmijët e tyre. Dëgjojmë herë pas here të ankohen se fëmijët e tyre nuk i dëgjojnë, veprojnë ndryshe nga sa iu këshillohet apo tregohen komplet të pavëmendshëm ndaj kërkesave të prindërve. Megjithatë psikologët tregojnë se jo gjithmonë faji është i të vegjëlve. Zakonisht, nënat (përmenden nënat duke qenë se ato merren më shumë me kujdesin ndaj fëmijëve), të rrëmbyera nga punët e përditshme dhe nga rutina, janë ato që injorojnë sinjalet që iu vijnë nga fëmijët e tyre. Dhe sipas psikologëve, të injorosh sinjalet që i vogli juaj ju dërgon është gabimi i parë dhe madhor që të gjithë bëjnë gjatë disiplinimit të tyre. Gabimet e tjera më të shpeshta janë si vijon:
Tregohemi shumë të prerë dhe negativ
Shprehjet më të zakonta janë: “Mos e qëllo motrën!”, “Mos e tërhiq macen nga bishti!”. Janë pra, të panumërta gjërat që ne i kërkojmë fëmijës sonë që të MOS i bëjë. Në fakt, problemi nuk është se ne e kufizojmë fëmijën tonë, pasi edhe kufizimi është mjaft i domosdoshëm, në mënyrë që të vëgjëlit të mësojnë se jo gjithçka është e lejuar dhe se jo gjithçka është për ta. Gjithsesi, këtu gabimi qëndron në faktin se pjesëza mohuese “mos” thuhet kaq shumë herë saqë fëmijët bëhen krejtësisht të shurdhët përpara kësaj pjesëze. Problemi tjetër është se ne gjithmonë iu themi fëmijëve çfarë të mos bëjnë, por harrojmë që t’iu themi se çfarë ata “duhet të bëjnë”. Sipas specialistëve është mirë që ndalimi përmes “mos” të bëhet më rrallë dhe kryesisht në ato raste që janë me të vërtetë shumë të rëndësishme, si psh kur ai luan me një pirun pranë korrentit. Në raste të tjera në vend që të themi “Mos qëllo motrën”, mund të themi “Ne nuk grindemi me motrën, por luajmë me të”. Më pas kur i shihni që të dy fëmijët janë duke luajtur, gjëja më e mirë është që t’i bëni një kompliment në mënyrë të tillë që të përforconi këtë sjellje të tyren.
Ne presim shumë nga fëmijët tanë
Imagjinoni një situatë të tillë. Ju keni shkuar për vizitë tek një i njohur i juaji, kur papritur fëmija juaj fillon të bërtasë. Ju i kërkoni që të ndalojë, por pas pak çastesh ai e bën sërish. Ndjeheni të turpëruar? Pyesni veten pse ai nuk ju dëgjon? Në këtë rast ju jeni duke kërkuar shumë nga fëmija juaj. Në këto raste gjithmonë mbani mend se ai nuk e bën këtë gjest me qëllim. Ai thjesht nuk di si të sillet në një situatë të tillë. Në këtë rast do të ishte më frytdhënëse nëse ju dhe i vogli juaj do të luanit rolin mësues-nxënës. Në një rast të tillë ju mund të mësoni paraprakisht fëmijën tuaj se si të sillet në një ambient të caktuar, apo edhe t’i tregoni raste të fëmijëve të tjerë që rrinë urtë. Fëmijët janë të predispozuar që të imitojnë, ndaj në të tillë rast ata mund të imitonin shokët e tyre. Një tjetër metodë me rezultate pozitive do ët ishte edhe inkurajimi i fëmijës suaj që të vizatojë, duke qenë se vizatimi ha goxha kohë dhe fëmijëve iu pëlqen shumë. Madje për ta mësuar duhet të kalojë një farë kohe dhe gjatë ditëve ju duhet t’ia përsërisni disa herë gjërat.
Ne modelojmë sjellje të cilat nuk do të donim t’i shihnim
Mendoni pak! Kur ju bie diçka nga dora, ju bërtisni. Kur dikush ju zë rrugën padrejtësisht, ju e shani me një fjalë jo të sjellshme. Dhe çfarë pretendoni kur të tilla sjellje i shikoni të pasqyruara tek fëmijët tuaj? Sjellje të tilla gjithmonë ju inatosin apo jo? Në të tilla situata, ajo që fare nirë mund të bëni është që të kërkoni ndjesë dhe të vazhdoni përpara. Në sjelljen tonë, ka një efekt bumerangu. Atë që japim, atë edhe marrim, ndaj për këtë arsye duhet ët tregohemi më të kujdesshëm dhe më të rezervuar kur jemi në praninë e një fëmije.
Ne ndërhyjmë kur fëmijët na mërzisin
Ju shikoni fëmijët tuaj duke vrapuar nëpër shtëpi dhe papritur iu bërtisni. Ajo çka duhet të keni kujdes është që të mos tregoheni përzgjedhës. Përgjithësisht prindërit tregohen të ashpër ndaj gjithçkaje që fëmijët e tyre pëlqejnë të bëjnë. Por, diçka duhet ta keni parasysh! Të bësh gjithmonë rolin e të keqit është në fakt sfilitëse për fëmijët. Gjithashtu, specialistët thonë se duhet të keni parasysh se shpesh fëmijët bëjnë gjëra të caktuar pasi janë në proces mësimi. Nëse fëmija juaj është duke hedhur lëng tek drithërat, kjo do të thotë se ka shumë mundësi që ai të jetë duke mësuar mbi lëngjet. Në raste të tjera, duhet të jetë duke kërkuar vëmendje. Kur vjen fjala për të reaguar, kini vëmendjen: nëse siguria e fëmijës nuk është në lojë, atëherë prisni dhe shikoni se çfarë është duke bërë ai. Ka gjasa që shumë shpejt ai të ndalojë dhe kështu ju i keni kursyer vetes një të bërtitur të mirë.
Ne vetëm flasim dhe nuk veprojmë asnjëherë
Situata mund të jetë e tillë që fëmija juaj është duke parë televizor, ndërkohë që nuk ka bërë detyrat. Çfarë i thoni ju? “Fike televizorin...Seriozisht këtë herë...Fike tani!”. Ju vazhdoni të jepni pafundësisht urdhra ndërsa ai ende nuk ju dëgjon. Këshilla? Përcaktoni kufij dhe veproni për t’i çuar deri në fund ato. Për t’i bërë fëmijët që të ndjekin rregullat, atëherë bëni të qarta pritshmëritë dhe veproni nëse ato nuk zbatohen. Nëse doni që fëmija juaj të mos shohë më televizor, por të shkojë të bëjë detyrat atëherë mund të filloni duke i kërkuar me mirësjellje që ta bëjë këtë. Nëse çohet, atëherë falënderojeni. Nëse nuk ju dëgjon, por vazhdon të shohë televizor, atëherë i jepni ultimatum duke i thënë se nëse nuk shkon, atëherë do të fiket televizori, dhe ai nuk do të mund të shohë filmin e tij të preferuar për disa kohë.
Mendojmë se mund të veprojmë njësoj me të gjithë fëmijët
Jo të gjithë fëmijët reagojnë njësoj ndaj këshillave dhe mënyrës së sjelljes së prindërve të tyre. Nëse për një fëmijë, mjafton që t’i flasësh njëherë, për një tjetër kjo gjë nuk ka aspak ndikim tek ai. Detyra e prindërve dhe e nënave në veçanti është që zhvillojnë një gamë të gjerë reagimesh të ndryshme me fëmijët e tyre. E rëndësishme është që të njohësh fëmijën tënd dhe të kuptosh se çfarë është rezultative për të.
Iscriviti a:
Commenti sul post (Atom)
Përshëndetje djema, 3 muaj më parë i dashuri im u nda me mua. Gjithçka filloi kur shkova në kampin veror dhe po përpiqesha të kontaktoja me të, por nuk po kalonte. Kështu që kur u ktheva nga kampi, e pashë atë me një vajzë të re duke u puthur në dhomën e tij të shtratit, isha i frustruar dhe më dha një natë pa gjumë. Mendova se ai do të kthehej për të kërkuar falje, por ai nuk erdhi për gati 3 muaj, u lëndova vërtet, por faleminderit Dr.Dawn për gjithçka që bëri, takova Dr.Dawn gjatë kërkimit tim në internet, vendosa ta kontaktoj sepse unë pashë mijëra dëshmi për të, por tani duhet të rrëfej se ai është me të vërtetë një person i mirë dhe i sinqertë, ai ma ktheu të dashurin tim vetëm brenda 48 orëve, jam shumë i lumtur. Kontaktoni atë në Whatsapp nëse keni nevojë për ndihmë në jetën tuaj: +2349046229159
RispondiEliminaEmail: dawnacuna314@gmail.com
Përshëndetje, unë jam Daniella Williams Pasi kam qenë në lidhje me Anderson për vite me rradhë, ai u nda nga unë, bëra gjithçka që ishte e mundur për ta rikthyer atë, por gjithçka ishte e kotë, doja shumë që ai të kthehej për shkak të dashurisë që kam për të. E luta me gjithçka, i dhashë premtime por ai nuk pranoi. I shpjegova problemin tim shoqes sime dhe ajo më sugjeroi që më mirë të kontaktoja një magjistar që mund të më ndihmonte të bëja një magji për ta rikthyer atë, por unë jam tipi që nuk besova kurrë në magji, nuk kisha zgjidhje tjetër veçse ta provoja. e dërgoi me postë magjistarin dhe ai më tha se nuk kishte problem që gjithçka do të jetë në rregull para tre ditësh, se ish-i im do të kthehet tek unë para tre ditësh, ai bëri magjinë dhe çuditërisht në ditën e dytë, ishte rreth orës 16:00. Ish-i im më thirri, isha aq i befasuar, iu përgjigja telefonatës dhe gjithçka që ai tha ishte se i vinte shumë keq për gjithçka që ndodhi, sa donte që unë të kthehesha tek ai, se më donte aq shumë. Unë isha shumë i lumtur dhe shkova tek ai dhe kështu filluam të jetonim përsëri të lumtur së bashku. Që atëherë, unë kam premtuar se këdo që njoh që ka një problem marrëdhënieje, do t'i ndihmoja një personi të tillë duke e referuar atë te personi i vetëm real dhe i fuqishëm i magjisë që më ndihmoi me problemin tim. Ju mund t'i dërgoni email atij nëse keni nevojë për ndihmën e tij në marrëdhënien tuaj ose në ndonjë rast tjetër. Email: ellenspellcaster@gmail.com
RispondiEliminaWhatsApp+2349074881619
1) Magjitë e dashurisë
2) Magjitë e humbura të dashurisë
3) Magjitë e divorcit
4) Magjitë e martesës
5) Magjitë lidhëse
6) Magjitë e ndarjes
7) Dëboni një dashnor të kaluar
8.) Ju dëshironi të promovoheni në zyrën tuaj / magjinë e Lotarisë
9) dëshironi të kënaqni të dashurin tuaj
Kontaktoni këtë njeri të madh nëse keni ndonjë problem për një zgjidhje të qëndrueshme. Email: ellenspellcaster@gmail.com
WhatsApp+2349074881619