Welcome

Mireserdhet

Kerko ne Blog

12.7.11

PS, 4 hapat për të rrëzuar fitoren e Bashës në Tiranë

Partia Socialiste duket po përgatitet për një protestë të madhe, në datën 21 shtator, në 8-mujorin e vrasjes së 4 protestuesve më 21 janar të këtij viti. Në fakt, ajo që në dukje është bërë iniciatore e kësaj proteste është lidhje e emigrantëve shqiptarë në Romë, "Iliria", njoftim i cili është publikuar edhe në faqen e Forumit Rinor Eurosocialist, në rrjetin social Facebook, prej kohësh. Madje, në faqen e të rinjve socialistë shkruhet "PROTESTË NË TIRANË PËR TË VRARËT E 21 JANARIT 2011 (më 21 shtator 2011), publikoje pak nëse keni mundësi, sepse më datë 21 shtator organizojmë përmbysjen e qeverisë". Sipas njoftimit të bërë, në këtë faqe, protesta mundohet të nisë para Prokurorisë së Përgjithshme, në datën 21 shtator, në orën 14:00 dhe më pas protestuesit do të ecin drejt Kryeministrisë. "Kërkohet zbardhja e ngjarjes së 21 janarit, dënimi i vrasësve. I kërkohet Prokurorisë së Përgjithshme që të hapë hetime mbi kryeministrin Sali Berisha dhe ish-ministrin e Brendshëm Lulzim Basha", - thuhet në këtë shënim të kreut të emigrantëve, Vladimir Kosturi. Aktualisht, drejtuesit e PS-së nuk kanë folur për një protestë të tillë, por burimet nga PS-ja thanë se ngjarja e 21 janarit nuk do të harrohet dhe sigurisht që do të bëhen përpjekjet për të mos e lënë në harresë. E pyetur për këtë publikim në faqen e FRESSH-it në Facebook, drejtuesja aktuale e këtij forumi, Elisa Spiropali konfirmon se nëse do t'u kërkohet ndihmë nga emigrantët shqiptarë të Italisë, "do ta mbështesin patjetër protestën e 21 shtatorit", por siç shpjegoi ajo, protesta është lajmëruar shumë kohë përpara dhe nuk dihet nëse do të bëhet e mundur deri më 21 shtator. Por duket se ndihma, drejtuar opozitës ka ardhur nga emigrantët e Romës, sa kohë që ka kërkuar prej të rinjve të FRESSH-it ta mbajnë këtë njoftim në faqen e tyre në Facebook. Nga ana e tij, kreu i shoqatës "Iliria", Vladimir Kosturi sqaron se "në Tiranë, më 21 shtator, ftohen pa dallim të gjithë shqiptarët për të ngritur zërin kundër vrasjeve politike dhe për të kërkuar përfundimin e diktaturës së tejzgjatur berishiane, vazhdim i pandryshuar i asaj enveriane...". Protesta e lajmëruar nga emigrantët më 21 shtator korrespondon edhe me kohën, në të cilën, opozita dhe vetë kreu i PS-së, Edi Rama ka lajmëruar nisjen e aksionit të madh popullor. Zhvillimi i protestave kundër qeverisë janë lajmëruar se do të bëhen nga opozita dhe ndoshta mbështetja e protestës së emigrantëve më 21 shtator është një prej tyre, duke qenë se ishte PS-ja që më 21 janar deklaroi se mbështeti protestën popullore kundër rrëgjimit Berisha. Detajet në lidhje me këtë protestë pritet të sqarohen në ditët në vijim, por, njoftimi ka kohë që është publikuar dhe shpërndarë nga emigrantët, të cilët kërkojnë mbështetjen e të gjithë shqiptarëve si dhe shpalljen heronj të 4 viktimave të 21 janarit: Ziver Veizi, Hekuran Deda, Faik Myrtajt dhe Aleks Nikajt.

Nessun commento:

Posta un commento