Përveç se të duash dhe të duhesh, duhet të shtohen edhe këto. Edhe
ju mund tu kushtoni vëmendje këshillave tona, dhe do të shikoni që do
të jeni më afër lumturisë në çift…
1. Jini i/e buzëqeshurProblemi më i shfaqur në jetën martesore, është fytyra e ngrysur e
njërit prej bashkëshortëve dhe sjelljet që pajojnë atë. Kjo sjellje,
nxit konflikt dhe mosmarrëveshje në çift. E kthen shtëpinë në një
ambient të vështirë për të jetuat. Përkundrazi, buzëqeshja është burim
i harmonisë dhe i bashkëbisedimeve në çift. Një buzëqeshje nuk duhet të
jetë shumë e vështirë…
2. Shtrëngojini duart bashkëshortit/bashkëshortes tuaj
A e dini se qëndrimi dorë për dore midis bashkëshortëve ul stresin e
tyre? Sipas një studimi të bërë mbi çifte të martuar amerikanësh,
rezulton se bashkëshortët tregohen më të qetë dhe më racional në
përballimin e problemeve. Shtrëngojini edhe ju dorën
bashkëshortit/bashkëshortes tuaj dhe do të shikoni që me kalimin e
kohës ndjenjat tuaja do të dalin në pah akoma më shpejt.
3. Dashurinë që ndjeni shpreheni me fjalë
Për burrat është më e vështirë se sa tek gratë shprehja e dashurisë me
fjalë. Burrat nuk e shprehin lehtë dashurinë. Pse duhet që të humbasim
një dashuri që e kemi në zemër, për hiç gjë?
4. Lutuni së bashku Zotit
Uluni të dy së bashku dhe lutuni me zë për njëri tjetrin. Renditini
fjalët e lutjes ashtu siç ju vijnë nga brenda. Mos vallë nuk jeni të
sigurtë nëse dëshironi të luteni? Atëherë, uluni dhe falënderoni Zotin
për të mirat që ju ka dhuruar. Shkruani çdo ditë tre nga gjërat e mira
që ju ndodhin dhe pyesni se pse më ndodhi kjo gjë e mirë. Studimet
tregojnë se ata persona që e bëjnë diçka të tillë, pas një periudhe jo
më të gjatë se tre muaj, janë ndier shumë më të lumtur. Pas një studimi
mëse 30 vjeçar mbi lutjen, shkencëtari amerikan në Universitetin e
Harvardit, Herbert beson, shprehet se të gjitha mënyrat e lutjes,
qetësojnë stresin dhe trupin e njeriut.
5. Mos ndërroni veshjen sapo të ktheheni në shtëpi
Njerëzit vishen bukur sa herë që dalin për të shkuar në punë apo për të
shëtitur. Por, kur kthehen në shtëpi, menjëherë kërkojnë të vishen më
komod. Ka nga ata bashkëshortë që kalon kohë e gjatë dhe nuk e shikojnë
njëri tjetrin të veshur bukur. Bashkëshortët duhet të vishen e të
mirëmbahen mirë jo vetëm për miqte dhe kolektivin, por edhe për njëri
tjetrin. Zonja, po ju pse nguroni të zbukuroheni në shtëpi kur
bashkëshorti juaj kthehet nga puna?
6. Mos harroni ditëlindje e bashkëshortes tuaj apo përvjetorin e martesës
Gratë kryesisht janë mjaft të ndjeshme për datëlindjet, për përvjetoret
e martesës apo për data të caktuara. Madje, ato mund të pyesin edhe për
ditën kur jeni njohur për herë të parë, për ditën e fejesës, apo pse jo
edhe për ditën kur keni vendosur të martoheni. Por ju, të paktën mos
harroni ditëlindjen dhe përvjetorin e martesës.
7. Lini shënime dashurie
Shkruani shënime dashurie dhe lërini në vende që edhe bashkëshorti apo
bashkëshortja juaj të mund ti shikojë. Në fletushka të vogla, shkruani
fjalë të bukura. Kjo do të ndihmojë në atë që bashkëshortët të kuptojnë
akoma më mirë dashurinë për njëri tjetrin.
8. Vishuni sikur do të shkoni në shëtitje dhe uluni në shtëpi
Është shumë e rëndësishme që bashkëshortët të vishen bukur dhe të bëjnë
njëri tjetrin të ndihen të vlerësuar në ambientin familjar. Kjo gjë sot
duket se nuk funksionon. Ata vishen bukur për të shtiru apo për të
takuar miqtë e shokët, dhe nuk vlerësojnë njëri tjetrin. Edhe ju, të
paktën një ditë në javë vishuni bukur, por mos dilni nga shtëpia.
Qëndroni dhe kaloni kohën me njëri tjetrin.
9. Mos flisni me urdhra por me mirësjellje
Kur një person flet me tone urdhëruese, patjetër që do të përballet me
kundërshtimin e atij që ka përballë. Kjo bëhet akoma më e hidhur në
marrëdhëniet në çift. Në vend të saji duhet të flitet me tonë
mirësjelljeje. Kjo nuk të cenon ty ndonjë të drejtë, përveç se kthehet
në një investim harmonie dhe lumturie. Në këtë mënyrë, ti do të tregosh
bashkëshortit/bashkëshortes se jeta është e përbashkët dhe për të dy.
10. Mëngjesin hajeni së bashku
Kur në jetën e çiftit përzihen fëmijët dhe puna, takimi dhe ndarja e
halleve midis tyre duket sikur merr fund. Ju, të paktën duhet të
përpiqeni që kur të jeni së bashku me familjen, të shfytëzoni më së
miri këtë kohë. Kjo mund të jetë edhe koha e ngrënies së mëngjesit. Pse
jo, mund të lini disa minuta nga gjumi i mëngjesit për të përgatitur së
bashku mëngjesin dhe për të gjetur kohën për të biseduar kokë më kokë.
11. Hani darkë kokë më kokë jashtë. Mos mendoni se të bie më lirë në shtëpi
veçanërisht tek çiftet që kanë fëmijë, problemi më i madh që shfaqet
është mos gjetja e kohës për të qenë vetëm për vetëm. Angazhimi me
fëmijët i lodh si nënën ashtu edhe babain. Qoftë edhe një orë të vetme,
ju mund ti lini fëmijët tuaj tek një i besuar, dhe të dilni për të
ngrënë diçka sëbashku kokë më kokë. Kjo do ti jepte më shumë forcë
lidhjes tuaj. Ajo për të cilën ju keni nevojë, nuk është darka që do të
hani, por situata që ju lë të bisedoni për disa minuta rreth atyre që
keni përjetuar, apo për planet në të ardhmen.
12. Përcilleni bashkëshortin tuaj me lutje
Ata gra të cilat nuk punojnë dhe i përtojnë të ngriturit herë në
mëngjes kur burrat e tyre shkojnë në punë, duhet të ulen dhe të
mendojnë edhe një herë. Të përcjellësh burrin për në punë, do të thotë
ta bësh atë të ndiejë se ka lënë në shtëpi gjysmën e zemrës së tij.
Madje, t’i thuash burrit “ne nuk duam tia dimë për uri e varfëri, neve
na duhesh vetëm ti”, kjo do ta motivonte atë akoma më shumë.
13. Silluni mirë me familjen e bashkëshortit tuaj
Fjalët e rënda që bashkëshortët mund të thonë për familjet e njëri
tjetrit, ndikojnë shumë në marrëdhëniet në çift. Ju nuk duhet të minoni
dashurinë tuaj duke folur për të tjerët. Respekti që bashkëshorti i
tregon familjes së bashkëshortes apo anasjelltas, do të shtoje edhe
dashurinë dhe respektin e ndërsjellët në çift.
14. Përdorni fjalë të bukura kur i drejtoheni njëri tjetrit
Ironizimet që bëhen në jetën në çift, ftohin marrëdhëniet midis tyre.
Madje, ajo ndikon edhe në besimin tek njëri tjetri. Në momentin kur në
martesë humbet besimi, atëherë nis edhe humbja e lumturisë.
15. Mos mbani asgjë të ndarë, gjithçka të jetë e përbashkët
Çiftet, kur martohen duhet të dini që gjithçka kanë është e përbashkët.
Si e mira, ashtu edhe e keqja, si në të sëmurë, ashtu edhe në të
shëndoshë, ata duhet të jenë të bashkuar. Kurrsesi nuk duhet që pasuria
e njërit të ndikojë në marrëdhënie. Nëse burri punon dhe fiton më
shumë, kjo nuk duhet të ndikojë. Madje, gjëja më e mirë që duhet të
bëhet, është bashkimi i të ardhurave të të dyve, vendosja në një vend
të caktuar dhe secili të marrë sipas nevojës. Në një çift, nuk mund të
ketë aspak gjëra të tilla si kjo është e imja dhe kjo është e jotja. Në
momentin që pranohet të vihet kurorë, atëherë çdogjë është bashkuar në
një.
Nessun commento:
Posta un commento