Welcome

Mireserdhet

Kerko ne Blog

11.7.11

Insektet “sulmojnë” vendin

Specialistë të Institutit të Shëndetit Publik japin alarmin për përhapjen  dhe rritjen e numrit të insekteve në të gjithë vendin. Specialistë të Institutit, të cilët kanë monitoruar të gjithë territorin e vendit shprehen të shqetësuar për përhapjen e mushkonjës tigër, mizave dhe minjve. "Zona problematike është në të gjithë vendin, duke nisur nga Tirana, Durrësi, Shkodra, madje edhe bregdeti i Himarës është i mbushur me vektorë, që lejon transmetimin e disa sëmundjeve të rrezikshme, që nuk kanë qarkulluar në Evropë", tha specialistja Silva Bino.

Sipas Binos me pare behej zhdukja e insekteve me helme te ndryshme dhe me pas dezinfektimi i zones, por kjo kompetence prej vitesh i ka kaluar pushtetit vendor, ku nje pjese e mire e tyre nuk kane ngritur sektoret qe duhet te kryenin kete sherbim ose nuk bashkepunojne me Institutin e Shendeti Publik.

"Ky është sektori më i lënë pasdore, në lidhje me kontrollin e vektorëve. Eshtë e pafalshme që bashkitë të mos tregojnë vëmendje në këtë drejtim", tha Bino.

Por sipas Binos pergjegjes per higjienen duhet te jene edhe vete qytetaret nderkohe qe pusheti lokal duhet te pakten te ushtrojë kontrolle peridore te higjienes.

"As ndërmarrjet private nuk shpenzojnë në lidhje me kontrollin e higjienës. Nëpër restorante të Tiranës shohim fluturime të mizave. Kujdes duhet të tregohet me hedhjen e plehrave, mos lënien e ujit të ndenjur, mos lënien e objekteve të prishura sepse janë strehë për insektet e rrezikshme dhe minjve", tha Bino.

Ndonese harxhohen me shume kohe dhe para per te rritur cilesinë e jetes se qyetareve, rritja e alarmit per rritjen e rreziqeve tregon se ne Shqiperi nuk zbatohen as rregullat me minimale te higjienes, te cilat lidhen direkt me shendetin e qytetareve

Nessun commento:

Posta un commento