Kryeministri Sali Berisha tha të mërkurën se muajt e ardhshëm do të ketë ulje drastike të çmimit të internetit dhe të gjitha institucionet do të kenë kabinete elektronike.
“Apel për të shtrirë në të gjitha institucionet e vendit kabinetet elektronike, për të reduktuar në mënyrën më të ndjeshme shpenzimet e panevojshme. Gjatë këtij viti ka qënë thelbësore motoja Shqipëria në moshën dixhitale. Për sa i përkt internetit, mbi 50 përqind e shqiptarëve e përdorin atë, gjatë viteve që vijnë dalim mbi mesataren evropiane”, tha ai, duke shtuar se gjatë muajve të ardhshëm pritet rënie dramatike e çmimit të internetit.
Kryeministri Berisha nënvizoi se burokracia shqiptare duhet të jetë dixhitale. Zoti Berisha tha gjithashtu se teknologjia 3G pas lëshimit të licencës së pare, është tani dominuese dhe po bëhen përpjekje për t’i hapur rrugë studimeve me të avancuara në këtë fushë. Ai theksoi se tarifat celulare duhet të vazhdojnë të ulen. “Ka një rënie edhe në cmimet e sms edhe në thirrje, por jo aty ku duhet. Autoriteti i Kontrollit po ushtron kontrolle që të vendosen norma të pranueshme”, tha kryeministri.
Kryeministri konfirmoi gjithashtu vendimin e qeverisë për të ndryshuar paketën fiskale dhe tha se do të ulet me 10 % tarifa doganore për importet e konfeksioneve. “Buxhetit do i mungojnë nga kjo një miliardë lekë dhe më shumë. Është një eksport nga më të rëndësishmet në vend. Vetëm 5 muajt e fundit janë regjistruar 20 ndërmarrje të reja me fason. Ky projektligj është diskutuar gjerësisht me Këshillin e Biznesit, e ka mirëpritur dhe vlerësuar shumë dhe ne marrim këtë vendim në një kohë kur të tjerët rrisin taksat. Ne besojmë se ky 10%, apo ky 1 miliardë lekë që do të hynte në arkën e shtetit do të krijohen shumë më tepër vende pune, do të investohet më shumë”, theksoi zoti Berisha.
Duke vlerësuar edhe njëherë vendimin për pagën minimale prej 20.000 lekë, kryeministri konfirmoi se së shpejti në Shqipëri, do të aplikohet paga minimale për orë pune. Kryeministri Berisha foli edhe për heqjen e taksës së importit dhe shitjes së makinave duke e quajtur këtë pjesë të revolucionit fiskal.

Nessun commento:
Posta un commento