Welcome

Mireserdhet

Kerko ne Blog

19.7.11

Nëpërmjet një deklarate shpërndarë për mediat, 21 zyrtarë të Bashkisë së Tiranës i kanë deklaruar opinionit publik dorëheqjen e tyre të paravokueshme. Në letrën e cila vijon më poshtë, zyrtarët e bashkisë kanë lëshuar akuza në drejtim të kryetarit të ri të Bashkisë, duke e quajtur atë lëgjitim, dhe institucionin si një Bashki e cila nuk përfaqëson më qytetarët.

Nëpërmjet një deklarate shpërndarë për mediat, 21 zyrtarë të Bashkisë së Tiranës i kanë deklaruar opinionit publik dorëheqjen e tyre të paravokueshme. Në letrën e cila vijon më poshtë, zyrtarët e bashkisë kanë lëshuar akuza në drejtim të kryetarit të ri të Bashkisë, duke e quajtur atë lëgjitim, dhe institucionin si një Bashki e cila nuk përfaqëson më qytetarët.

“Në gjithë këto vite pune pasionante, me përkushtim e profesionalizëm, falë edhe një lidershipi frymëzues, kemi shënuar të gjithë së bashku, rezultate të jashtëzakonshme, duke transformuar rrënjësisht kryeqytetin dhe krijuar një institucion publik, të standardeve europiane, Bashkinë e Tiranës.
Në këtë institucion, kemi gjetur forcën për t`u përballur, me çdo sfidë të ndryshimit e zhvillimit të Tiranës, në radhë të parë, falë faktit që na janë garantuar të gjitha kushtet, për të punuar gjithnjë, si shërbëtorë të qytetit e të qytetarëve, asnjëherë si rrogëtarë të zgjedhur, përmes lidhjesh politike dhe të varur prej interesave e orekseve të politikës.
Këto kushte, të domosdoshme për një institucion, të ngritur mbi meritokracinë dhe respektin për vlerat e aftësitë e çdo individi, siç ishte në gjithë këto vite Bashkia e Tiranës, nuk ekzistojnë më. Fatkeqësisht, nuk ekziston më, as themeli moral, mbi të cilin ngrihet çdo institucion i pushtetit vendor, si shprehje e zgjedhjes së lirë e të ndershme të qytetarëve, të cilëve u shërben.
Bashkia e Tiranës nuk përfaqëson më qytetin dhe qytetarët, por pushtetin politik, të tjetërsimit të vullnetit të tyre.
Me krenari për shërbimin e kryer deri këtu, ndaj qytetit tonë, me nderim për çdo qytetar, të cilit kemi pasur privilegjin t`i shërbejmë dhe me keqardhje, për pamundësinë që të vazhdojmë punën, nën një lidership pa legjitimitet moral, pavarësisht mbrojtjes që na ofron ligji, për të qëndruar në pozicionet tona, si nëpunës të shërbimit civil dhe shtetit, ne i deklarojmë opinionit publik, dorëheqjen tonë të parevokueshme nga detyra.
Dritan Agolli Administrator i Përgjithshëm
Majlinda Dhuka      Drejtor i Përgjithshëm
Sonila Qato            Drejtor i Përgjithshëm
Albana Kociu          Drejtor i Përgjithshëm
Viola Haxhiademi    Drejtor i Përgjithshëm
Irfan Dashi              Drejtor i Përgjithshëm
Arben Seferaj         Drejtor i Përgjithshëm
Androkli Kokthi        Drejtor i Përgjithshëm
Pal Doçi                  Drejtor i Përgjithshëm
Joana Bushi            Drejtor Drejtorie
Flutura Pulaci         Drejtor Drejtorie
Enton Punavija       Drejtor Drejtorie
Afrim Qëndro          Drejtor Drejtorie
Kujtim Spahiu         Drejtor Drejtorie
Anila Shehu            Drejtor Drejtorie
Hantin Bonati           Drejtor Drejtorie
Ogerta Manastirliu   Drejtor Drejtorie
Migena Vishko         Drejtor Drejtorie
Julian Zanaj             Drejtor Drejtorie
Zyhdi Dajti               Kryeinspektor i Policisë Bashkiake
Ardit Kaja                 Kryeinspektor i Inspektoriatit Ndërtimor

Nessun commento:

Posta un commento