The Times ka publikuar nje liste ligjesh nga me te cuditshmet te gjetura neper kodet civile te vendeve te ndryshme. Jane ligje shpesh qesharake dhe absurde, por nese ndodhesh ne vendin ne fjale je i detyruar ti zbatosh pasi sanksionet ne disa raste jane vertete ekzemplare.
Ne France eshte e ndaluar me ligj venia e emrit Napoleon nje derri, ne Alabama nuk mund te drejtosh makinen me nje bende ne sy, ne Londer kush ka koleren i ndalohet te perdori taksine, ne Vermont grate duhet te kerkojne leje me shkrim nga burrat e tyre per te vendosur dhembe fallco dhe me e cuditshmja ne Florida u ndalohet femrave te bejne parashutizem diten e diele.
Por ka edhe me te cuditshme….
Ne Kanada si rezultat i numrit te madh te qindarkave ne qarkullim eshte vendosur me ligj numri maksimal i tyre per te perdorur gjate nje blerjeje, jo me shume se 25 monedha nga 1 qindarke.
Per ata qe udhetojne drejt Japonise eshte e nevojshme te dine se shume ilace qe ne farmacite europiane jepen pa recete ne vendin aziatik jane te ndaluara dhe ndeshkohen me gjobe, ne to bejne pjese produktet me permbajtje te pseudofedrines dhe ilacet kunder alergjive dhe sinozitit.
Ne Singapor mund te marresh nje gjobe te majme nese le ne gjende jo te hijshme banjot publike pas perdorimit ose nese hedh ne rruge bishtin e cigares.
Ne Suedi policia nuk gjobit prostitutat, por ata qe shkojne ne prostituta. Pra klientet suedeze duhet te jene shume te kujdesshem pasi ligji parashikon nje mase qe shkon nga gjoba e majme deri ne 6 muaj burg.
Gjermania ndalon me ligj hyrjen e kafsheve qe i perkasin rracave te rrezikshme si rotvailer dhe pitbull.
Ne Kamboxhia eshte e ndaluar reptesisht loja me pistoleta uji, pasi ne te kaluaren shume prej personave argetoheshin duke i mbushur jo me uje por me lengje jo plotesisht konvencionale. Zgjidhja si rrjedhoje ishte ndalimi me ligj i ketyre lodrave.
Tailanda ndalon me ligj sharjet dhe fyerjet ne publik, ne rast se keto fyerje i drejtohen monarkeve apo antareve te tjere te familjes mbreterore eshte parashikuar edhe burgu.
Ndersa ne Finlande nese jeni duke marre nje taksi dhe taksisti fik radion, kjo sdo te thote se po ju fton te flisni me te. Ne fakt ligji parashikon pagesen e kopirajteve ne rast se dikush ben te degjojne te tjere ne publik ate qe jepet ne radio.
Nessun commento:
Posta un commento