Welcome

Mireserdhet

Kerko ne Blog

11.7.11

Bota, njerëzit gjithnjë e më pak jetëgjatë

Sëmundjet e kohëve moderne, si obeziteti, duhanpirja, alkooli apo jeta sedentare po bëjnë që njerëzit të jetojnë gjithmonë e më pak se disa dhjetëvjeçarë më parë, edhe pse shkenca ka ecur me hapa galopante
Sëmundjet e kohëve moderne, si obeziteti, duhanpirja, alkooli apo jeta sedentare po bëjnë që njerëzit të jetojnë gjithmonë e më pak se disa dhjetëvjeçarë më parë, edhe pse shkenca ka ecur me hapa galopante. Në vendet e industrializuara të botës, si për shembull SHBA-të, obeziteti po konsiderohet si shkaktari kryesor i vdekjeve të parakohshme. Shumë të rinj dhe adoleshentë janë prekur nga kjo sëmundje, pasojat e së cilës ndihen në vitet e mëvonshme të jetës dhe janë të pariparueshme. Mjekët e theksojnë vazhdimisht rrezikun e kësaj sëmundjeje, që tashmë është kthyer në makthin e kohëve moderne.
Epidemia e obezitetit është problem shëndetësor jo vetëm i një vendi. Të dhënat e reja të Organizatës Botërore të Shëndetësisë tregojnë se më shumë se 1 miliard të rritur në mbarë botën janë mbi peshë, pothuajse një e treta e tyre tepër mbi peshë. Problemet e tyre i janë shtuar barrës globale të sëmundjeve kronike, si diabeti dhe sëmundje të zemrës dhe kanë ndikuar në shtimin e numrit të vdekjeve të parakohshme në mbarë botën. Obeziteti është duke shkaktuar rënie të konsiderueshme në jetëgjatësi në të gjithë botën, në vendet e varfra dhe të pasura, duke përfshirë edhe Shtetet e Bashkuara. Sipas vlerësimeve nga Qendra Amerikane për Kontrollin e Sëmundjeve, një foshnje e lindur në Amerikë në vitin 2009, pritet të jetojë mesatarisht 78 vjet. Kjo është ende e vërtetë në shumë pjesë të Shteteve të Bashkuara. Por në disa zona, jetëgjatësia nuk ka rënë, por as nuk është rritur, një gjë e rrallë në një vend të zhvilluar dhe zyrtarët e Shëndetit Publik thonë se kjo është një arsye për shqetësim. Një studim në revistën mbi vlerësimin e shëndetit tregon se Shtetet e Bashkuara, renditen tani pas dhjetë vendeve të tjera të zhvilluara, kur është fjala për jetëgjatësinë, edhe pse amerikanët shpenzojnë më shumë për kujdesin shëndetësor sesa njerëzit në pjesën më të madhe të vendeve të tjera. Studimi zbuloi edhe diçka të habitshme, sipas redaktorit të revistës, doktor Chris Murray: “U befasuam kur në studim vumë re se për sa i përket jetëgjatësisë, femrat janë në gjendje shumë më të keqe se meshkujt”. Gratë amerikane ende jetojnë më gjatë se burrat nga 5 deri në 8 vjet. Por ato kanë zgjedhur disa zakone të këqija. “Gratë tani pinë më shumë duhan. Epidemia e obezitetit te gratë është më e përhapur sesa te burrat. Përparimi në trajtimin e presionit të gjakut është shumë më i ngadaltë te gratë”. Studimet tregojnë se epidemia e obezitetit është më e përhapur në rajonet jugore të Shteteve të Bashkuara. Vitin e kaluar, një studim tregoi se në dhjetë shtetet jugore, dy e treta e banorëve ishin mbipeshë ose tepër mbi peshë. Doktor Morris Washingtojn është kirurg në Karolinën e Jugut, ku tani kryhet operacioni by-pass në stomak, për adoleshentët tepër mbipeshë. Doktor Washington thotë se dieta jugore përmban ushqime të skuqura dhe me kalori të shumta, që ndikojnë në problemin e mbipeshës. “Ne jemi në thelb një shoqëri ku makina zëvendëson ecjen dhe jetën aktive”. Në Shkollën e Shëndetit Publik në Harvard, doktor Frank Hu ka studiuar mënyrën e jetesës ulur, si dhe ndikimin e saj në peshën trupore, diabetin e tipit 2 dhe vdekje të parakohshme. Ai fajëson kohën e shpenzuar para televizorit, si shkak për shumë sëmundje, që lidhen me mbipeshën. “Sa më shumë kohë njerëzit shpenzojnë duke parë televizor, aq më në rrezik janë për t’u prekur nga diabeti, sëmundjet kardiovaskulare dhe vdekjet e parakohshme”. Jetëgjatësia varet nga shumë gjëra, duke përfshirë ushtrime fizike, kujdes të mirë shëndetësor dhe mbajtjen e një peshe të shëndetshme. Por ndërsa amerikanët i përshtaten një stili jete më pak aktive dhe gjithnjë e më shumë u kthehen ushqimeve të gatuara shpejt e me kalori të lartë, mbajtja e një peshe të shëndetshme për një jetë të mirë e më të gjatë, është një sfidë serioze.

Nessun commento:

Posta un commento