Si të karikosh celularin me tiganin e gjellës…
Ky karikues për celularë është një pajisje që mund të jetë e dobishme për miliona familje në Indi dhe vende të tjera që kanë telefona celularë, por që nuk kanë mundësi që celularët e tyre të marrin energji elektrike të mjaftueshme .
Tes NewEnergy, një kompani Japonoze, ka krijuar një linjë të re USB-je që mund të karikojë telefonin tuaj celular pa kërkuar energji elektrike – gjithçka ajo ka nevojë është një burim ngrohjeje që mund të jetë qoftë edhe një tigan me ujë të valuar apo edhe një zjarr kampi.
Pajisja, e njohur si Pan Charger, kthen nxehtësinë e fituar në energji elektrike. Ajo mund të përdoret për të karikuar edhe MP3 player ose pajisje të tjera për më tepër se 3-5 orë. Specialist të teknologjisë thonë se me këtë USB gjithashtu mund të lidhen edhe radio dhe fanar – gjërat që ju shpesh mund t’ju duhen kur nuk ka energji elektrike.
Sipas një raporti të AFP, Pan Charger është hedhur tashmë në treg në Japoni për 299 dollarë.
Megjithatë kjo gjë mund të ndryshojë pasi kompania ka në plan që këtë pajisje ta hedhi në treg në vende të tjera në zhvillim.
Pan Charger nuk është pajisja e vetme që mund të karikojë telefonat celular pa një prizë të energjisë. Një tjetër pajisje është Yogen, një ngarkues që punon si një Yo-yo dhe energjia fitohet nga duart. Mjafton të bashkëngjitësh telefonin celular me Yogen-in dhe tërheq kordonin për disa minuta për të ngarkuar në telefon.
Ideja më e mirë megjithatë vjen nga Kenia. Ata kanë kthyer një biçikletë në një ngarkues telefon celular – ngasin biçikletën për disa kilometra, ku shumica e fshatarëve por edhe telefoni juaj është i karikuar !
Nessun commento:
Posta un commento