FIFA
Përjashtime për jetë për cilindo: futbollistë, trajnerë e gjyqtarë, të cilët do të rezultojnë të përfshirë në ndeshje të trukuara apo në skandale bastesh në lidhje me këto ndeshje. Kërcënimi vjen direkt nga presidenti i organizmit më të lartë të futbollit në botë (FIFA), Josep Blater, pikërisht në momentin që po zhvillohen hetime në shumë vende të botës, të cilët kanë vendosur të spastrojnë futbollin nga një fenomen i tillë. “Zgjidhja që kam ndërmend të aplikojmë, tha Blateri, duke ndërhyrë në prezantimin e bilancit të botërorit Under 17, është të përjashtojmë për jetë të gjithë këta persona, qofshin këta futbollistë, trajnerë apo gjyqtarë”.
Nessun commento:
Posta un commento