Welcome

Mireserdhet

Kerko ne Blog

13.7.11

Vaji i ullirit – të mirat dhe të këqijat e tij

Vaji i ullirit
Vaji i ullirit, përbën një formulë shëndeti dhe jetëgjatësie. Në të gjenden acidet omega-3-yndyrore, vitamina A dhe E, metale, selen, si dhe substanca antioksiduese, të cilat mbrojnë qelizat nga shkatërrimi, që mund të vijës si pasojë e radikaleve e të lira.

Dobitë
  • Ulë sasinë e kolesterolit “të keq” në gjak, që rezulton në uljen e sëmundjeve të zemrës;
  • Rrit sasinë e kolesterolit “të mirë”, duke ndihmuar kështu funksionin e mirë të enëve të gjakut;
  • Parandalon formimin e trombozave. Personat që konsumojnë dy lugë vaj ulliri në ditë, kanë rënie të LDL-kolesterolit dhe ngritje të nivelit të substancave antioksiduese në gjak të cilat kanë efekt pozitiv në mbrojtjen e zemrës;
  • Ulë presionin e gjakut dhe ndihmon në terapinë e hipertensionit;
  • Ndihmon në funksionin optimal të trurit, si dhe në shëndet të mbarë të kockave, sidomos në fëmijë të vegjël, pasi ndihmon në absorbimin e kalciumit;
  • Duke qenë i pasur në vitaminë E, ndihmon në mbarëvajtjen e procesit të plakjes dhe, për këtë, është i domosdoshëm për të moshuarit;
  • Mbron stomakun nga ulcera dhe gastriti;
  • Mbron mëlçinë nga çrregullime dhe infeksione të ndryshme;
  •  Studimet e reja tregojnë se ndihmon në parandalimin e kancerit të lëkurës, të zorrës, të prostatës dhe të gjirit dhe mbron qelizat e ADN-në nga deformimet, që mund të çojnë në shfaqjen e kancerit;
  • Është më rezistues ndaj temperaturave të larta të gatimit;
  • Ndihmon metabolizmin dhe rregullimin e sheqerit në gjak;
 Padobishem
Vaji i ullirit është produkti që, në 100 g ka pothuajse 1000 kalori, më shumë nga çdo lloj ushqimi tjetër! Për këtë arsye duhet konsumuar me sasi shumë të kufizuara, pasi mund të çojë shumë lehtë në shtim peshe.

Nessun commento:

Posta un commento