Një 68-vjeçar nga Pogradeci ka ndërruar jetë në Spitalin Ushtarak një javë pasi është plagosur rëndë si pasojë e rënies nga kali. Sabri Cani, 68 vjeç, banues në fshatin Losnik-Pogradec, ka qenë duke udhëtuar gjatë rrugës për në fshatin e tij një javë më parë, kur është rrëzuar nga kali, duke marrë kështu dëmtime të rënda në kokë. Ai është dërguar menjëherë në Spitalin Ushtarak, ku ka ndërruar jetë një javë më pas. Materialet për ngjarjen aksidentale i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Pogradec për veprime të mëtejshme.
Nessun commento:
Posta un commento