Sot në Bruksel mbahet Këshilli i III i Komitetit Parlamentar të Stabilizim-Asociimit mes Shqipërisë dhe Bashkimit Europian.
Ecuria e procesit të integrimit në vend do të jetë temë diskutimi mes përfaqësuesve të Komisionit Evropian dhe Presidencës së BE, ku një vend i rëndësishëm u kushtohet zhvillimeve ekonomike të Shqipërisë, plotësimit të 12 rekomandimeve të Komisioni Evropian dhe zbatimi i Marrëveshjes së Stabilizim-Asocimit.
Pala shqiptare përfaqësohet në këtë takim nga ministrja e Integrimit, Majlinda Bregu dhe zv.kryeministri e ministër i Jashtëm, Edmon Haxhinasto.
Nessun commento:
Posta un commento