Welcome

Mireserdhet

Kerko ne Blog

12.7.11

Pogradec, dyshonin se u ngacmonte nënën, dy vëllezër plagosin mjekun

Një mjek është plagosur me thikë dje në mbrëmje në qendër të qytetit të Pogradecit. Sipas burimeve policore, Pero Binishi, 32 vjeç, me detyrë mjek familjeje në qytetin e Pogradecit, është sulmuar në qendër të qytetit nga dy vëllezër 18 dhe 23 vjeç. Johan dhe Kristi Klovani janë ndeshur me mjekun në një nga zonat më të frekuentuara të qytetit gjatë verës, në sheshin përpara “Turizmit”. Ata fillimisht kanë shkëmbyer fjalë me 32-vjeçarin, për të cilin dyshonin se u ngacmonte nënën, pastaj njëri nga vëllezërit ka nxjerrë një thikë që e mbante në brez dhe ka qëlluar në këmbë Binishin. Dy vëllezërit kanë vrapuar mes njerëzve për t’u larguar nga vendi i ngjarjes, ndërsa mjeku është transportuar menjëherë për në spitalin e qytetit, ku ka marrë ndihmën e kolegëve të tij dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Nga ana tjetër, policia ka identifikuar menjëherë dy agresorët, të cilët janë parë nga dhjetëra dëshmitarë. Nuk është dashur shumë kohë që dy vëllezërit të vihen në pranga. Në ambientet e komisariatit të policisë së qytetit ata janë marrë në pyetje nga oficerë të policisë gjyqësore, të cilët kanë konkluduar se plagosja ishte e paramenduar. Djemtë kishin gjetur në telefonin e nënës së tyre një SMS ngacmuese të dërguar nga mjeku dhe për këtë arsye kishin planifikuar të hakmerreshin.

Nessun commento:

Posta un commento