Welcome
Mireserdhet
Kerko ne Blog
12.7.11
Kriza italiane, tani e gjithë vëmendja e BE-së kthehet drejt Gadishullit Apenin
Krerët e Bashkimit Europian dhe Bankës Qendrore Europiane janë takuar dje në Bruksel për të shqyrtuar lëvizjet e fundit negative në tregjet financiare. Këshillimet jozyrtare mbahen në prag të takimit të ministrave të Financave, i cili ka filluar mbrëmë. Një zëdhënës i Komisionit të BE-së tha se fjala nuk është për një "takim krize", por tregjet janë shqetësuar për shkak të lajmeve jo të mira nga Italia. Aksionerët kanë frikë se ky mund të jetë vendi i radhës që do të përfshihet nga kriza e thellë financiare. Një zëdhënës i Kryeministrit Silvio Berlusconi tha se ata do të përpiqen të dëshmojnë se reagimet e tregjeve janë të përshpejtuara. Ndërsa mediat raportojnë për mundësinë e ngritjes së shumës në të ashtuquajturën ombrellë të shpëtimit në gjithsej 1,5 bilionë euro. Javët e shkuara ka pasur edhe zëra se ombrella europiane e shpëtimit për euron duhet të shtohet përballë problemeve financiare të Italisë. Në takim nuk priten megjithatë vendime konkrete. Veçanërisht e polemizuar mbetet pjesëmarrja e kreditorëve privatë, si bankat dhe shoqëritë e sigurimit në paketën e re të shpëtimit. Në fund të vitit 2010, niveli i borxheve të Italisë ishte 119% i Produktit të Brendshëm Bruto. Këtë vit parashikohet që borxhi të kalojë nivelin 120% të PBB-së. Kështu kuota do të ishte dy herë më e lartë se ajo që lejon traktati i Mastriktit për stabilitetin e euros. Ministrat e Financave të 17 vendeve të euros pritet të nënshkruajnë në takimin e tyre një marrëveshje për krijimin e një fondi afatgjatë krize për shtetet e rrezikuara të Eurozonës. Fondi do të ketë një volum prej 700 miliardë eurosh, nga të cilat 80 miliardë do të jenë para cash. Ai duhet të mbrojë vendet e zhytura thellë në borxhe nga falimentimi shtetëror. Marrëveshja duhet të ratifikohet më pas në 17 vendet e Eurozonës.
Iscriviti a:
Commenti sul post (Atom)
Nessun commento:
Posta un commento