1 - Lepujt i pelqejne embelsirat por nuk mund t’i hane sepse organizmi i tyre nuk mund t’i trese sheqernat.
2 - Kermijte kane 4 hunde: 2 per te marre fryme dhe 2 per te nuhatur.
3 - Bletet kane qime edhe mbi sy ne menyre qe te mund te kapin sa me shume pjalm qe te jete e mundur.
4 - Kemba e djathte e pules eshte me e ndjeshme se kemba e majte e saj, e cila eshte me muskuloze dhe me e forte.
5 - Spermatozoidi i miut eshte me i madh se spermatozoidi i elefantit.
6 - Pleshtat kane shkaktuar nje numer me te madh vdekjesh se te gjithe lufterat e te gjitha koherave.
7 - Perseri per pleshtat. Ato kane qene shkaku i vdekjes se nje te tretes se popullsise ne Europe ne shekullin XIV.
8 - Macet perdorin mustaqet per te matur gjeresine e vrimave apo vendeve te ngushta dhe per te kuptuar nese trupi i tyre eshte ne gjendje te kaloje ne keto vrima.
9 - Peshqit ngjyre floriri do t’a humbnin ngjyren e tyre pa driten e diellit. Ata kane nevoje per pranine e drites se diellit per te mbajtur pigmentin e tyre karakteristik.
10 - Albatroset jane ne gjendje te fluturojne per mijera e mijera kilometra pa u ndalur.
11 - Disa aligatore (lloj krokodili) Kineze dhe Amerikane, gjate stineve te ftohta futen poshte debores dhe qendrojne aty per muaj me radhe duke lene jashte vetem nofullat per te marre fryme.
12 - Delfinet, kur flene, mbajne nje pjese te trurit zgjuar dhe ne te njejten menyre mbajne edhe nje sy hapur.
13 - Disa luane jane ne gjendje te riprodhohen deri ne 50 here ne dite.
14 - Ne qofte se i ngrihet bishti nje kanguri, ai nuk mund te kerceje me sepse bishti i sherben per te balancuar peshen.
15 - Krokodili nuk mund t’a nxjerre gjuhen jashte nga goja.
16 - Elefantet jane gjitaret e vetem qe nuk mund te kercejne.
17 - Gamilet kane 3 pale vetulla per t’u mbrojtur nga stuhite e reres.
18 - Shume Kavie nuk mund te mbyllin te dy syte njekohesisht.
19 - Degjimi i nje delfini eshte kaq i mprehte sa mund te degjoje nje tingull mbi 20 km larg.
20 - Kermijte mund te flene deri ne 3 vjet ne qofte se kushtet klimatike nuk jane te mira.
21 - Bletet kane 5 sy, 3 te vegjel mbi koke dhe 2 me te medhenj ne balle.
22 - Arinjte Polare jane te vetmit gjitare qe kane qime nen putra. Kjo i ndihmon te mos rreshqasin ne akull dhe mbron putrat nga temperaturat e uleta.
23 - Shume Elefante peshojne me pak se gjuha e nje Balene te Kalter.
24 - Pinguinet mund te kercejne gati 2 metra lart.
25 - Peshkaqeni i Bardhe mund te qendroje disa muaj pa ngrene.
26 - Xhirafat nuk kane korda zanore dhe komunikojne duke bere te vibroje ajrin perreth qafes se tyre te gjate.
27 - Nuk ekzistojne 2 zebra me te njejtat vija te zeza.
28 - Fluturimi i pules me i gjate i regjistruar ndonjehere eshte 13 sekonda.
29 - Ariu Brun mund te vrapoje shpejt njelloj sa nje kale.
30 - Kur nje kelysh xhirafe lind, bie nga nje lartesi prej 2 metrash pa pesuar asgje.
31 - Arinjte polare mund te notojne per me shume se 60 milje pa ndaluar.
Welcome
Mireserdhet
Kerko ne Blog
Visualizzazione post con etichetta UG. Mostra tutti i post
Visualizzazione post con etichetta UG. Mostra tutti i post
11.7.11
Kuriozitete nga bota e kafsheve
Ligjet me te cuditshme anembane globit
The Times ka publikuar nje liste ligjesh nga me te cuditshmet te gjetura neper kodet civile te vendeve te ndryshme. Jane ligje shpesh qesharake dhe absurde, por nese ndodhesh ne vendin ne fjale je i detyruar ti zbatosh pasi sanksionet ne disa raste jane vertete ekzemplare.
Ne France eshte e ndaluar me ligj venia e emrit Napoleon nje derri, ne Alabama nuk mund te drejtosh makinen me nje bende ne sy, ne Londer kush ka koleren i ndalohet te perdori taksine, ne Vermont grate duhet te kerkojne leje me shkrim nga burrat e tyre per te vendosur dhembe fallco dhe me e cuditshmja ne Florida u ndalohet femrave te bejne parashutizem diten e diele.
Por ka edhe me te cuditshme….
Ne Kanada si rezultat i numrit te madh te qindarkave ne qarkullim eshte vendosur me ligj numri maksimal i tyre per te perdorur gjate nje blerjeje, jo me shume se 25 monedha nga 1 qindarke.
Per ata qe udhetojne drejt Japonise eshte e nevojshme te dine se shume ilace qe ne farmacite europiane jepen pa recete ne vendin aziatik jane te ndaluara dhe ndeshkohen me gjobe, ne to bejne pjese produktet me permbajtje te pseudofedrines dhe ilacet kunder alergjive dhe sinozitit.
Ne Singapor mund te marresh nje gjobe te majme nese le ne gjende jo te hijshme banjot publike pas perdorimit ose nese hedh ne rruge bishtin e cigares.
Ne Suedi policia nuk gjobit prostitutat, por ata qe shkojne ne prostituta. Pra klientet suedeze duhet te jene shume te kujdesshem pasi ligji parashikon nje mase qe shkon nga gjoba e majme deri ne 6 muaj burg.
Gjermania ndalon me ligj hyrjen e kafsheve qe i perkasin rracave te rrezikshme si rotvailer dhe pitbull.
Ne Kamboxhia eshte e ndaluar reptesisht loja me pistoleta uji, pasi ne te kaluaren shume prej personave argetoheshin duke i mbushur jo me uje por me lengje jo plotesisht konvencionale. Zgjidhja si rrjedhoje ishte ndalimi me ligj i ketyre lodrave.
Tailanda ndalon me ligj sharjet dhe fyerjet ne publik, ne rast se keto fyerje i drejtohen monarkeve apo antareve te tjere te familjes mbreterore eshte parashikuar edhe burgu.
Ndersa ne Finlande nese jeni duke marre nje taksi dhe taksisti fik radion, kjo sdo te thote se po ju fton te flisni me te. Ne fakt ligji parashikon pagesen e kopirajteve ne rast se dikush ben te degjojne te tjere ne publik ate qe jepet ne radio.

I nxehti, shtohet numri i pacientëve te urgjenca
Temperaturat e larta që kanë pushtuar vendin tonë, duke nisur nga dita e premte, do të jenë të pranishme edhe këtë javë. Madje sipas parashikimit të motit, realizuar nga meteorologët, dhjetëditëshi i dytë i muajit korrik do të nisë me temperatura edhe më të larta se këto që kaluam këtë fundjavë.
Pritet të shënohet një rritje nga 4-6 gradë celsius. Ditën e hënë temperaturat maksimale që do të regjistrohen parashikohen të jenë 33 gradë celsius. Po ashtu ditën e martë vlerat maksimale do të ngjiten më tej deri në 34 gradë celsius. Dita e mërkurë dhe e enjte që parashikohet edhe si një nga ditët më të nxehta, temperaturat maksimale do të shënojnë 35 gradë Celsius. Dje, sipas sinoptikanëve, vlerat maksimale të regjistruara ishin 33 gradë celsius. Por nga dita e premte e deri dje urgjencat e qendrave shëndetësore, poliklinikave, qendrave spitalore kanë qenë plot me pacientë. Rritja e menjëhershme e temperaturave, luhatjet dhe ndryshimi i motit sjellin pasoja për shëndetin, në mënyrë të veçantë për fëmijët nga 0-12 vjeç, të moshuarit mbi 65 vjeç, si dhe pacientët kronikë.
Konkretisht, statistikat e ditëve të fundit të qendrës spitalore universitare “Nënë Tereza”, që përballon edhe fluksin më të lartë të pacientëve, rezulton se gjatë ditëve të fundit ka një rritje të kërkesës për kujdes shëndetësor dhe një mbingarkesë të urgjencave kryesore.

Kupa e Amerikës, Brazili shpëton pikën
Një gol i qendërsulmuesit Fred në minutën e fundit të takimit evitoi humbjen e Brazilit në ndeshjen ndaj Paraguajit që përfundoi me rezultatin 2-2.
Brazilianët kaluan në avantazh me Jadson në minutën e 39 të pjesës së parë, por Roque Santa Cruz barazoi në fillimin e pjesës së dytë.
Avantazhi i Paraguajit vjen nëpërmjet Valdez në minutën e 67 duke vënë në vështirësi Selecaon.
Vetëm në minutën e 90 Brazili arrin të marrë një barazim falë golit të shënuar nga Fred, sulmuesi i Fluminenses.
Ashtu si Argjentina, edhe kombëtarja tjetër favorite për fitoren e Kupës së Amerikës nuk funksionon duke lënë të pakënaqur me lojën e saj tifozët në shkallët e stadiumit.

Uesli Shnajder, të martën te Man. Junajtid
Nga Anglia
Bordi i skuadrës së Interit do të takohet ditën e martë për të vendosur mbi shitjen e Uesli Shnajderit te skuadra e Mançester Junajtid. Lajmi befasues është bërë i ditur nga e përditshmja angleze “The Mirror”. Trajneri i skuadrës zikaltër, Xhan Piero Gasperini, tha se “do të përpiqem të mos merakosem për Shnajderin. Ai është një nga lojtarët më të mirë në Europë. Por, jam i bindur se tanimë do të gjejmë një lojtar tjetër, kur ai të largohet”. 27-vjeçari Shnajder do të mund jetë zëvendësuesi i Paul Skolls për 35 milionë paund. Holandezi pritet të nënshkruajë kontratën me Mançesterin të martën dhe gjatë javës do të vihet në dispozicion të trajnerit Aleks Ferguson.“Ok” stadiumit “Loro Boriçi” për ndeshjet e Kombëtares
UEFA
Pas prishjes së stadiumit “Qemal Stafa”, ndeshjet e ardhshme të Kombëtares mund të luhen në stadiumin “Loro Boriçi” të Shkodrës. Përfaqësuesit e UEFA-s kanë dhënë miratimin për zhvillimin e takimeve ndërkombëtare në këtë stadiumin. Në një takim të zhvilluar në mjediset e këtij stadiumi, vëzhguesi i UEFA-s, francezi Piette Jean Louis, pasi inspektoi të gjitha ambientet e brendshme e të jashtme të impiantit shkodran, dha edhe miratimin për zhvillimin e ndeshjeve ndërkombëtare. Përfaqësuesi i FSHF-së, Arsen Hoxha, tha se “stadiumi ‘Loro Boriçi’ dhe masat e marra nga klubi Vllaznia u vlerësuan nga vëzhguesi i UEFA-s”. Sipas tij, ky vlerësim nga organizmi i UEFA-s është pozitiv për stadiumet shqiptare, duke garantuar zhvillimin edhe të ndeshjeve të tjera ndërkombëtare të skuadrave tona përfaqësuese në impiantin bashkëkohor të “Loro Boriçit”.Plas pushka për katet pa leje, plagosen dy gra të pafajshme
Sarandë
Punëtoret e gjelbërimit janë jashtë rrezikut për jetën
Një sherr me armë pranë qendrës së qytetit, në mes të sezonit turistik, për pak u ka marrë jetën dy grave të pafajshme, të cilat thjesht ndodheshin në vendin e gabuar në momentin e gabuar.Sipas Policisë së Sarandës, mëngjesin e ditës së djeshme ndodhi një përplasje mes disa qytetarëve, të cilët kishin një konflikt në lidhje me një objekt në ndërtim.
Pas sherrit me fjalë, njëri prej personave të përfshirë në konflikt ka shtënë me armë në drejtim të ndërtesës së kundërshtarëve. Ai mësohet se ka shtënë me një automatik kallashnikov, jo për ta vrarë njeri, por për ta trembur kundërshtarët e tij.
Menjëherë pas shkrepjes së armës në afërsi të qendrës së Sarandës, në drejtim të vendit të ngjarjes janë nisur forca të policisë së qytetit. Kur uniformat blu kanë shkuar në vendngjarje, është mësuar se pasojat e hapjes së zjarrit nuk kishin prekur sherrxhinjtë, por dy gra të pafajshme që punonin disa qindra metra më tutje. Plumbat kanë përfunduar në buzë të detit, ku dy punëtore të pastrim-gjelbërimit ishin duke kryer detyrën e tyre në atë orë të mëngjesit.
Policia saktësoi se dy punëtore të gjelbërimit të firmës "Korsel" janë plagosur, ndërsa punonin buzë detit në afërsi të “Bar Limanit”. Zyrtarë të policisë lokale thanë se plumbat mund të kenë bërë rikoshet dhe kanë përfunduar në trupat e grave.
Kanë qenë punëtoret Lefteri Ahmeti 45 vjeç dhe Engjëllushe Mata, 44 vjeç, që e kanë pësuar nga plumbat e ardhur nga sherri për një ndërtim në lagjen nr. 1 të Sarandës.
Njëra nga gratë është plagosur në të ndenjura, ndërsa tjetra në krah dhe po të mos ishin çuar pa humbur kohë në urgjencën e spitalit të qytetit, do të ishte vënë në pikëpyetje jeta e tyre, për shkak të hemorragjisë. “Kanë shpëtuar për bukuri të Zotit, u shpreh kryeinfermieri i repartit të urgjencës, Lime Mehasi, pasi duke ardhur nga lart, mundësia më e madhe ishte që plumbat t’i kishin marrë në pjesë të kokës, që ishte me rrezik për jetën”.
Megjithëse sipas infermierit plumbat kanë rënë nga lart, policia nuk ka konfirmuar ende nëse bëhet fjalë për rikoshet apo jo. Burimet zyrtare policore konfirmuan vetëm faktin se plumbat kanë dalë nga shtëpia e banorit të Sarandës Artan Myrtaj dhe qëllimi ka qenë për të kërcënuar shtetasit Sinan Mata dhe Kosta Thanasi, të cilët po ndërtonin një kat pa leje përballë shtëpisë së tij.
Pas ngjarjes, të tre protagonistët e sherrit janë shoqëruar në komisariat, ku janë pyetur rreth ngjarjes dhe sidomos se si e dispononte armën e zjarrit ai që e shkrehu.
Oficerë policie kanë deklaruar se plagosja e dy punëtoreve ka ardhur si pasojë e rikoshetës së dy plumbave, të dalë nga arma e përdorur nga vendi në afërsi të objektit që është duke u ndërtuar në lagjen nr. 1 të Sarandës. Por këto deklarata të shpejta do të mund të vërtetohen vetëm pasi të bëhet ekspertimi shkencor.
Lefteri Ahmetaj dhe Engjëllushe Mata, dy punëtoret që kujdesen për lulishten pranë "Bar Limanit", thanë se kanë qenë fatkeqe që i ka gjetur plumbi duke qenë aq larg sherrit dhe në punën e tyre të përditshme, duke mos pasur asnjë lidhje me atë që ndodhte katër rrugë më lart.
Nga ana tjetër, ato thonë se kanë qenë me fat të mirë, se mund edhe të mos kishin shpëtuar gjallë. "Me sa duket plumbat që na zunë nuk kanë qenë dhe aq ‘qorra’, se ‘na panë’ që jemi hallexhesha e që rrojmë me punë dhe nuk na morën jetën fare”, tha njëra nga gratë.
Ato tregojnë se nuk humbën asnjë minutë për të marrë ndihmën mjekësore në urgjencën e spitalit të Sarandës, ku shërbimi është i organizuar mirë edhe ditëve të diela si në ditët e javës, megjithëse tani është stinë vere.
Ndërtimet pa kriter që kanë pushtuar çdo hapësirë të Sarandës këtë verë, kanë sjellë me vete edhe konfliktin e parë të armatosur, që për fat të keq ka shkaktuar edhe lëndime të njerëzve të pafajshëm.
Ngjarja e djeshme ka shkaktuar ndërkohë panik edhe në radhët e turistëve të shumtë, të cilëve përpos kaosit urbanistik, Saranda u ka ofruar këtë të diel edhe pasigurinë e jetës.
Korrupsioni i bluzave të bardha, dosjet “shfryhen” në gjykatë
Vëzhgim për hetimet dhe seancat gjyqësore në Tiranë. Të akuzuarit fitojnë pafajësinë dhe rikthehen në vendin e punës
Korrupsioni i “bluzave të bardha” vazhdon të mos ndëshkohet. Proceset e bujshme hetimore dhe gjyqësore janë “shfryrë” në maksimum, ku “faji” është i të gjitha palëve në proces. Sipas vëzhgimit të gazetës “Shqip”, mbi 80 për qind e dosjeve që hetohen nga prokuroria për abuzimet e mjekëve gjatë detyrës apo për mitmarrje, dështojnë. Mjekët marrin pafajësi dhe rikthehen në të njëjtin vend pune. Gjykata ka dhënë disa pafajësi për këtë kategori veprash penale, që ka ndikim të madh në opinionin publik, ndërsa prokuroria ka tërhequr aktet e dosjes në disa procese të tjera gjyqësore, duke mos dashur të bëhet faktor në këto hetime. Ndërkohë, të vetmit që kanë të drejtë në këto procese penale janë të pandehurit dhe avokatët mbrojtës, duke fituar në këtë mënyrë “betejën” me drejtësinë. Tashmë korrupsioni i “bluzave të bardha” është “ligjëruar” me vendim gjykate.Rastet
Një ndër rastet më flagrante është edhe dosja ndaj mjekut Xhevair Hoxhallari, i akuzuar për vdekjen e 17-vjeçares Matilda Petriti nga Pogradeci, e cila ndërroi jetë pas një operacioni nga bajamet në verën e vitit 2008. I arrestuar me “bujë” nga policia e prokuroria, mjeku Hoxhallari është mbrojtur në gjykatë me të gjitha mjetet, madje ka detyruar organin e prokurorisë që të kërkojë edhe tërheqjen e dosjes nga gjykata me argumentimin e rishikimit të saj. Në këtë mënyrë, u sfumua një tjetër çështje penale apo hetim ndaj “bluzave të bardha” në Shqipëri. Në seancat gjyqësore ndaj mjekut Hoxhallari, akuza thirri për dëshmi mjekë, ekspertë mjekoligjorë dhe familjarët e vajzës. Në të shumtën e rasteve, dëshmitarët fajësuar Hoxhallarin. Çështja u zvarrit në gjykatë dhe në momentin që do të jepej konkluzioni përfundimtar prokuroria tërhoqi aktet dhe si rrjedhojë, edhe akuzat ndaj këtij mjeku.Ndërkohë, një nga rastet më të diskutuara në opinionin publik ka qenë edhe ngritja e akuzës ndaj mjekut Kastriot Dautaj, i cili u denoncua publikisht edhe për trafik organesh. Mjeku është akuzuar për disa episode dhe një nga rastet ka qenë vdekja e Flamur Metushit. Sipas vendimit të gjykatës, janë pyetur disa dëshmitarë dhe në fund nuk ka rezultuar që Dautaj të ketë gabuar në mjekim. Një tjetër rast i veprimeve korruptive është ai i muajit maj viti 2002 ku Dautaj pas konsultës që i ka bërë pacientes Zyra Ismail Ago ka vendosur ta operojë atë në spitalin shtetëror. Pas operacionit, të afërm të pacientes Zyra Ago, pikërisht bashkëshorti i saj Bajrami, i ka dhënë një shumë prej 30 000 lekësh. Më vonë, Zyraja ka konstatuar se gjatë operacionit asaj i ishte hequr njëra nga veshkat dhe se për këtë fakt, ajo nuk ishte vënë në dijeni nga mjeku. Bashkëshorti i saj, Bajrami është paraqitur në gjykatë ku tha se “Dautajn në vitin 2008 e akuzova për heqje veshke e për shitjen e saj në Kosovë, vetëm për këtë e kam akuzuar dhe e akuzoj, dhe këtu për këtë kam ardhur të dëshmoj edhe sot”. Në seancë gjyqësori, dëshmitari nuk është pyetur në lidhje me këtë akuzë, por me mitmarrjen. Rasti i fundit që u gjykua Dautaj ishte pas operimit të pacientes Liljana Hoxha. Prokuroria ka vëzhguar një bisedë midis mjekut dhe babait të pacientes, ku bisedohet për një shumë ryshfeti për operacionin. Në biseda duket qartë se Ibrahim Haka i lë në tavolinë mjekut 50 mijë lekë dhe Dautaj, pasi refuzon, i thotë “lëri aty mos u bezdis... Lëri në vend aty je i nderuar...”. Në fund, gjykata vendosi pafajësi për Kastriot Dautajn.
Një tjetër “dështim” i drejtësisë për ngritjen e akuzave ndaj mjekëve është edhe rasti i vdekjes së pacientes Arta Haldeda. Për këtë ngjarje, u akuzuan mjekët toksikologë Shpresa Thomai dhe Avenir Balili. Rezultonte se pacientja kishte disa probleme dhe këta mjekë nuk i dhanë mjekimin e duhur. Megjithatë, pas shqyrtimit gjyqësor, akuza tërhoqi dosjen dhe si rrjedhojë, dy mjekët nuk janë persona nën hetim.
Një ndër rastet pak “të suksesshme” për dënimin e bluzave të bardha i përket një “grupi” që merrte para për lindje me operacion. Një shtetas kallëzoi disa persona se i kishin kërkuar 70 mijë lekë dhe në këtë rast, është futur në lojë edhe prokuroria. Në fund, pas shqyrtimit gjyqësor, gjykata dënoi vetëm kryeinfermieren, ndërsa doktori dhe stafi i tij u shpall i pafajshëm.
Bota, njerëzit gjithnjë e më pak jetëgjatë
Sëmundjet e kohëve moderne, si obeziteti, duhanpirja, alkooli apo jeta sedentare po bëjnë që njerëzit të jetojnë gjithmonë e më pak se disa dhjetëvjeçarë më parë, edhe pse shkenca ka ecur me hapa galopante
Sëmundjet e kohëve moderne, si obeziteti, duhanpirja, alkooli apo jeta sedentare po bëjnë që njerëzit të jetojnë gjithmonë e më pak se disa dhjetëvjeçarë më parë, edhe pse shkenca ka ecur me hapa galopante. Në vendet e industrializuara të botës, si për shembull SHBA-të, obeziteti po konsiderohet si shkaktari kryesor i vdekjeve të parakohshme. Shumë të rinj dhe adoleshentë janë prekur nga kjo sëmundje, pasojat e së cilës ndihen në vitet e mëvonshme të jetës dhe janë të pariparueshme. Mjekët e theksojnë vazhdimisht rrezikun e kësaj sëmundjeje, që tashmë është kthyer në makthin e kohëve moderne.
Epidemia e obezitetit është problem shëndetësor jo vetëm i një vendi. Të dhënat e reja të Organizatës Botërore të Shëndetësisë tregojnë se më shumë se 1 miliard të rritur në mbarë botën janë mbi peshë, pothuajse një e treta e tyre tepër mbi peshë. Problemet e tyre i janë shtuar barrës globale të sëmundjeve kronike, si diabeti dhe sëmundje të zemrës dhe kanë ndikuar në shtimin e numrit të vdekjeve të parakohshme në mbarë botën. Obeziteti është duke shkaktuar rënie të konsiderueshme në jetëgjatësi në të gjithë botën, në vendet e varfra dhe të pasura, duke përfshirë edhe Shtetet e Bashkuara. Sipas vlerësimeve nga Qendra Amerikane për Kontrollin e Sëmundjeve, një foshnje e lindur në Amerikë në vitin 2009, pritet të jetojë mesatarisht 78 vjet. Kjo është ende e vërtetë në shumë pjesë të Shteteve të Bashkuara. Por në disa zona, jetëgjatësia nuk ka rënë, por as nuk është rritur, një gjë e rrallë në një vend të zhvilluar dhe zyrtarët e Shëndetit Publik thonë se kjo është një arsye për shqetësim. Një studim në revistën mbi vlerësimin e shëndetit tregon se Shtetet e Bashkuara, renditen tani pas dhjetë vendeve të tjera të zhvilluara, kur është fjala për jetëgjatësinë, edhe pse amerikanët shpenzojnë më shumë për kujdesin shëndetësor sesa njerëzit në pjesën më të madhe të vendeve të tjera. Studimi zbuloi edhe diçka të habitshme, sipas redaktorit të revistës, doktor Chris Murray: “U befasuam kur në studim vumë re se për sa i përket jetëgjatësisë, femrat janë në gjendje shumë më të keqe se meshkujt”. Gratë amerikane ende jetojnë më gjatë se burrat nga 5 deri në 8 vjet. Por ato kanë zgjedhur disa zakone të këqija. “Gratë tani pinë më shumë duhan. Epidemia e obezitetit te gratë është më e përhapur sesa te burrat. Përparimi në trajtimin e presionit të gjakut është shumë më i ngadaltë te gratë”. Studimet tregojnë se epidemia e obezitetit është më e përhapur në rajonet jugore të Shteteve të Bashkuara. Vitin e kaluar, një studim tregoi se në dhjetë shtetet jugore, dy e treta e banorëve ishin mbipeshë ose tepër mbi peshë. Doktor Morris Washingtojn është kirurg në Karolinën e Jugut, ku tani kryhet operacioni by-pass në stomak, për adoleshentët tepër mbipeshë. Doktor Washington thotë se dieta jugore përmban ushqime të skuqura dhe me kalori të shumta, që ndikojnë në problemin e mbipeshës. “Ne jemi në thelb një shoqëri ku makina zëvendëson ecjen dhe jetën aktive”. Në Shkollën e Shëndetit Publik në Harvard, doktor Frank Hu ka studiuar mënyrën e jetesës ulur, si dhe ndikimin e saj në peshën trupore, diabetin e tipit 2 dhe vdekje të parakohshme. Ai fajëson kohën e shpenzuar para televizorit, si shkak për shumë sëmundje, që lidhen me mbipeshën. “Sa më shumë kohë njerëzit shpenzojnë duke parë televizor, aq më në rrezik janë për t’u prekur nga diabeti, sëmundjet kardiovaskulare dhe vdekjet e parakohshme”. Jetëgjatësia varet nga shumë gjëra, duke përfshirë ushtrime fizike, kujdes të mirë shëndetësor dhe mbajtjen e një peshe të shëndetshme. Por ndërsa amerikanët i përshtaten një stili jete më pak aktive dhe gjithnjë e më shumë u kthehen ushqimeve të gatuara shpejt e me kalori të lartë, mbajtja e një peshe të shëndetshme për një jetë të mirë e më të gjatë, është një sfidë serioze.

Dielli, si t’i përballojmë djegiet prej tij
Ditët e nxehta të verës kanë filluar. Ju pëlqen të rrini për një kohë të gjatë nën rrezet e diellit? Apo keni dëshirë të nxiheni pak, për të larguar ngjyrën që mbizotëron prej muajsh në lëkurën tuaj?
Megjithatë, duhet të bëni kujdes, sepse nëse nuk jeni mësuar me asnjë ekspozim diellor dhe po nisni ditët e plazhit në muajin korrik, mund t’iu shkaktojë probleme të ndryshme, mes të cilave djegiet, që shpesh dihet që mund të jenë të rrezikshme. Zgjidhja që dimë prej kohësh, duke shmangur ekspozimin në orët e drekës, është përdorimi korrekt i kremrave kundër diellit. Nga faktorët mbrojtës, më i këshillueshmi është 50+. Kremrat me faktor mbrojtës më të ulët se 6 nuk sigurojnë asnjë lloj mbrojtjeje nga rrezet e dëmshme të diellit, thonë specialistët. Po ashtu, studimet e bëra për rreziqet që i kanosen lëkurës nga dielli kanë treguar se janë shfaqur vetëm disa cilësi të efikasitetit të vitaminës D kundër kancerit, ndërkohë që lidhja mes ekspozimit në diell dhe tumoreve të lëkurës është forcuar. Gjithashtu, nuk duhet të qëndrojmë gjithë ditën para diellit për të marrë një ngjyrë të bukur. Në ndihmë do të na vinin edhe dhjetë minuta, apo një dietë e shëndetshme me fruta e zarzavate.
Nëse djegiet janë të lehta dhe nuk lind nevoja e ndërhyrjes mjekësore, dermatologët këshillojnë përdorimin e mënyrave alternative, edhe pse kujtojmë se ajo natyrale nuk është sinonim i sigurisë së plotë. Kështu, para se t’i nisim, është mirë t’i drejtohemi një specialisti. Ndërkohë, ja një listë e kurave natyrore për të lehtësuar djegien dhe skuqjen që mund të pësojë lëkura nga dielli.

Livanda
Që prej shumë kohësh, kimisti francez, Renè Gattefossè, filloi të bënte eksperimentet e para mbi esencën e livandës, duke marrë rezultate të mira edhe në rastet e djegies. Dihet se livanda kryen edhe një veprim antiseptik dhe ndihmon në shërimin e shpejtë të plagëve. Kundër djegieve nga dielli mund të përdorni një çaj të thjeshtë të përgatitur me të. Lyejeni krejt trupin, por përgatitja nuk duhet të jetë shumë e nxehtë për të shmangur një tjetër djegie.Aloe vera
Është ndoshta një nga kurat natyrore më të njohura dhe më të përdorura kundër diellit. Arrin të reduktojë inflamacionin, skuqjen dhe dhimbjen. Studimet e bëra mbi këtë lloj bime janë të shumta, mes të cilave edhe ajo e vitit 1995 kur është përdorur për të kuruar viktimat e atentatit të qytetit të Oklahomës. Kurat u kryen nga mjeku T. Moore, që kishte trajtuar rreth 4000 raste djegiesh në botë dhe rezultuan efikase. Grini një fletë aloe vera dhe xhelin që del prej saj vendoseni në vendet e djegura.Mjalti
Është një prej qetësuesve më të “bezdisur”, por që funksionon në mënyrë perfekte, nëse nuk keni në dispozicion asgjë tjetër më praktike. Sipas kërkimeve të kryera në “Clinical Trials Research Unit” të Universitetit të Auklandit në Zelandën e Re, mjalti të qetëson dhembjet, kryen një veprim antibakterial dhe në rastet e djegieve të rënda, arrin të heqë qelizat e vdekura nga indet për një rigjenerim më të shpejtë.Kamomili
Një tjetër qetësues natyror efikas është edhe kamomili, që jo më kot qëndron i pari në listën e bimëve mjekësore që përdoret për të gjitha sëmundjet. Mirë është të përdoren kremrat pas diellit me kamomil, ose mund të përgatitet një çaj kamomili. Lihet të ftohet dhe vendoset direkt në pjesët që të dhembin, dy ose tre herë në ditë.Molla
Redukton të skuqurën dhe ndihmon në qetësimin e plagëve. Qëroni një mollë, priteni në copa dhe vendosini te pjesët me djegiet dhe dhembjet më të mëdha.Uthulla e verës së bardhë
Gjyshet prej dekadash kanë aplikuar uthullën për djegiet nga dielli dhe shërimin e lëkurës së djegur. Me kompresat e uthullës së ftohtë në lëkurë, gjyshet dikur na thoshin se shërimi është i garantuar.Kosi
Provoni të zëvendësoni kremin tuaj pas diellit me kos të ftohtë, kjo mënyrë shërben për të dezinfektuar lëkurën dhe për të hequr ndjesinë e djegies. Vendoseni kosin mbi trup për 15 minuta dhe më pas shpërlajeni.Uji
Këshillohet të pini shumë ujë edhe kur jeni në det, por edhe kur jeni kthyer në shtëpi. Hidratimi i lëkurës e ndihmon trupin t’i administrojë më mirë djegiet.Dushi
Bëni herë pas here dush me ujë të ftohtë dhe kompresa me akull në vendet e dëmtuara. Është e sigurt se do të ndiheni më mirë.
Iscriviti a:
Post (Atom)