Welcome

Mireserdhet

Kerko ne Blog

11.7.11

“Ok” stadiumit “Loro Boriçi” për ndeshjet e Kombëtares

UEFA

Pas prishjes së stadiumit “Qemal Stafa”, ndeshjet e ardhshme të Kombëtares mund të luhen në stadiumin “Loro Boriçi” të Shkodrës. Përfaqësuesit e UEFA-s kanë dhënë miratimin për zhvillimin e takimeve ndërkombëtare në këtë stadiumin. Në një takim të zhvilluar në mjediset e këtij stadiumi, vëzhguesi i UEFA-s, francezi Piette Jean Louis, pasi inspektoi të gjitha ambientet e brendshme e të jashtme të impiantit shkodran, dha edhe miratimin për zhvillimin e ndeshjeve ndërkombëtare. Përfaqësuesi i FSHF-së, Arsen Hoxha, tha se “stadiumi ‘Loro Boriçi’ dhe masat e marra nga klubi Vllaznia u vlerësuan nga vëzhguesi i UEFA-s”. Sipas tij, ky vlerësim nga organizmi i UEFA-s është pozitiv për stadiumet shqiptare, duke garantuar zhvillimin edhe të ndeshjeve të tjera ndërkombëtare të skuadrave tona përfaqësuese në impiantin bashkëkohor të “Loro Boriçit”.

Nessun commento:

Posta un commento