Welcome

Mireserdhet

Kerko ne Blog

13.7.11

BE, 5.5 miliardë € për vendet që aspirojnë integrimin, Shqipëria përfiton 257 milionë

Vendeve që aspirojnë të jenë anëtare të Bashkimit Evropian u është akorduar një fond prej 5.5 miliard euro për periudhën 2011-2013. Fondi i dhënë nga Komisioni Evropian është për financimin e reformave të vazhdueshme që kërkon procesi i anëtarësimit në BE. Pjesë e këtij fondi janë: Shqipëria, Bosnje Hercegovina, Kroacia, Islanda, Maqedonia, Mali i Zi, Serbia, Turqi si dhe Kosova. Sipas Komisionerit për Zgjerimin, Stefan Fule, fondi duhet të shërbejë si katalizator për të çuar përpara reformat  në këto vende.
“Mbështetja e BE-së do të ndikojë drejtpërdrejtë në jetën e përditshme të qytetarëve duke kontribuar për përmirësimin e sundimit të ligjit, në qeverisje, kushtet sociale dhe perspektivat ekonomike, praktikisht e nevojshme që dhe vendet e prekura nga krizat të tejkalojnë këtë situatë”, tha Fule.
Mbështetja finaicare do të fokusohet në fushat si reformat në sistemin e drejtësisë, administratës publike, përmirësimin e bashkëpunimit rajonal në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, ndërtimin e një shoqërie civile të gjallë, promovimin e reformave dhe të bashkëpunimit rajonal në arsim dhe mbështetje për krizën ekonomike përmes investimeve në projekte të infrastrukturës strategjike.
Kroacia 430 milion
Islanda 28 milion
Maqedonia 304 milion
Turqia 2.586 miliard
Shqipëria 257 milion
Bosnje Hercegovina 314 milion
Mali i Zi 91 milion
Serbia 587 milion
Kosova 203 milion
Program i përbashkët 520 milion
Bashkëpunimi ndërkufitar 214 milion

Nessun commento:

Posta un commento