Welcome

Mireserdhet

Kerko ne Blog

11.7.11

Shqiptari pështyn policët, 10 muaj burg e 5400 franga gjobë

Një shqiptar 25 vjeçar nga Winterthuri i Zvicrës e ka paguar shtrenjtë fyerjen që i ka bërë dy policëve. Gjykata e Lartë e Zyrihut i ka dhënë një dënim me heqje lirie dhjetë muaj dhe gjobë prej 5400 frangash të riut, i cili në nerva e sipër i kishte pështyrë policët zviceranë. Në janar të vitit 2009, dy policë kishin trokitur në derë të banesës ku ai kishte shkuar mysafir, për t`i thënë që të hiqte veturën nga rruga, sepse ishte parkuar gabimisht.
Pasi ai ua kthen me sharje e kërcënime dhe situata acarohet, kosovari i pështyn policët dhe për këtë përfundn në burg.
Meqë i riu kosovar kishte edhe një llogari të mëparshme të hapur me ligjin, gjykata e qarkut në ËInterthur, në tetor të vitit të kaluar i kishte dhënë atij një dënim për dhunë dhe kërcënim të ushtruar ndaj policëve me 6 muaj heqje lirie. Gjykata në fjalë me këtë rast i kishte aktivizuar edhe dënimin e mëparshëm me kusht prej 10 muajsh burg.
Pas ankesës së bërë, Gjykata e lartë e Zyrihut tani ia ka shndërruar gjashtë muajt e burgut në gjobë. Kështu, 25 vjeçari duhet të paguajë 180 këset nga 30 franga, që i bie gjithsej 5400 franga.
Mirëpo, masën ndëshkuese prej dhjetë muajsh me burg që ai e kishte nga dënimi i mëparshëm me kusht, duhet ta mbajë në sistemin e burgut gjysmë të mbyllur (nata kalohet në burg ndërsa dita në aktivitetet normale).

Nessun commento:

Posta un commento