Një gol i qendërsulmuesit Fred në minutën e fundit të takimit evitoi humbjen e Brazilit në ndeshjen ndaj Paraguajit që përfundoi me rezultatin 2-2.
Brazilianët kaluan në avantazh me Jadson në minutën e 39 të pjesës së parë, por Roque Santa Cruz barazoi në fillimin e pjesës së dytë.
Avantazhi i Paraguajit vjen nëpërmjet Valdez në minutën e 67 duke vënë në vështirësi Selecaon.
Vetëm në minutën e 90 Brazili arrin të marrë një barazim falë golit të shënuar nga Fred, sulmuesi i Fluminenses.
Ashtu si Argjentina, edhe kombëtarja tjetër favorite për fitoren e Kupës së Amerikës nuk funksionon duke lënë të pakënaqur me lojën e saj tifozët në shkallët e stadiumit.
Nessun commento:
Posta un commento