Mundësi për të nisur shkollën e lartë, edhe për maturantët që kanë mbetur në provime. Rikthimi i sezonit të vjeshtës, veç shansit të diplomës u jep mundësinë atyre të nisin edhe universitetin me kohë të pjesshme.Nga sa bëjnë me dije specialistët e Ministrisë së Arsimit, nëse ata arrijnë t’i marrin provimet e mbetura në sesionin e vjeshtës, do të kenë të gjitha shanset për të konkurruar në sistemin part-time, sipas sistemit meritë-preferencë. “Në kohën kur dalin kriteret për pranimin e studentëve në sistemin me kohë të pjesshme, maturantët mbetës do ta kenë marrë tashme provimin, ndaj nuk i pengon asgjë që të aplikojnë në këtë lloj sistemi, duke qenë se nuk është kriter plotësimi i formularit A2. Kriteret zakonisht dalin pas muajit tetor”, sqarojnë specialistët e Ministrisë. Përveç aplikimit për part-time, maturantët mund të aplikojnë edhe në universitetet private. Sipas specialisteve të MASH, këtyre kandidatëve nuk ua heq askush të drejtën që të konkurrojnë sërish vitin e ardhshëm akademik. Ata mund të aplikojnë për transferim studimesh, nëse shkollën e lartë duan ta kryejnë me kohë të plotë. Ose, nëse nuk e përballojnë dot arsimimin në privat, mund të kërkojnë transferimin në shtet. Vetëm pak ditë më parë, Ministria e Arsimit vendosi t’u japë një shans të dytë mbetësve të Maturës Shtetërore 2011. Datat e provimeve do të bëhen publike së shpejti nga Ministria. Nga të dhënat e Agjencisë së Pranimit në shkollat e larta, kanë rezultuar jokalues për 2 lëndët me zgjedhje 9% e maturantëve ose 3320 maturantë. Në Matematikë ishin mbetës 5% e maturantëve ose 2095 mbetës. Në Letërsi nuk mundën të kalojnë 1016 maturantë. Pra, në total, për 4 provimet e maturës janë 6551 nxënës, të cilët humbin të drejtën për të vazhduar universitetin. Numri mund të jetë më i ulët nëse llogaritet që të njëjtët maturantë mund të kenë mbetur në më shumë se një provim. Nëse shtojmë edhe 4 500 nxënës të tjerë që do të studiojnë jashtë, i bie që rreth 11 mijë studentë të jenë automatikisht jashtë garës së universiteteve publike. Provimet këtë vit i dhanë rreth 48 mijë maturantë. Me një llogaritje të thjeshtë, në fazën aktuale janë 37 mijë nxënës që konkurrojnë për në shkollat e larta publike në vend. Më 22 korrik nis plotësimi i formularit A2, në përbërje të të cilit do të ketë më shumë programe studimi të renditura. Përpara se të plotësojnë formularin A2, maturantët kandidatë duhet të bëjnë llogaritjen e pikëve. Ata për vazhdimin e studimeve të larta duhet të ketë fituar 5 rezultate: notën mesatare të viteve të studimit në shkollën e mesme, 2 nota të shkallëzuara në provimet e detyruara, Letërsi dhe Matematikë, dhe 2 nota të shkallëzuara në dy provimet me zgjedhje. Në bazë të këtyre notave përllogariten pikët që ai fiton dhe që shërbejnë për të konkurruar në universitet.
Mbetesit e matures
Plot 6551 maturantë kanë rezultuar mbetës në provimet e maturës. Nga të dhënat e Agjencisë së Pranimit në shkollat e larta, kanë rezultuar jokalues për 2 lëndët me zgjedhje 9% e maturantëve ose 3320 maturantë. Në Matematikë ishin mbetës 5% e nxënësve ose 2095 mbetës. Në Letërsi nuk mundën të kalojnë 2.8% ose 1016 maturantë. Janë rreth 37 mijë nxënës që konkurrojnë për në shkollat e larta publike në vend. Në 11 universitete do të pranohen këtë vit rreth 22 mijë studentë. Kaq është numri i kuotave të vendosura nga qeveria.
Renditja e preferencave
Në formularin A2 preferenca më e lartë është Preferenca 1. Mbi bazën e preferencave të shpallura dhe renditjes së tyre do të shpallen fituesit për secilin program studimi. Kontrollohet fillimisht Preferenca 1, nëse maturanti është fitues, shpallet për regjistrim në Universitetin përkatës. Nëse nuk është fitues në Preferencën 1, kontrollohet Preferenca 2 e kështu me radhë deri në Preferencën 10. Kandidatët që mbartin nota nga vitet paraardhëse duhet të plotësojnë me kujdes formularin e mbartjes së notave. Nëse nuk i kanë të gjitha notat të pasqyruara në bazën e të dhënave, ata nuk do të përfshihen në konkurim.
Përshëndetje, unë jam Daniella Williams Pasi kam qenë në lidhje me Anderson për vite me rradhë, ai u nda nga unë, bëra gjithçka që ishte e mundur për ta rikthyer atë, por gjithçka ishte e kotë, doja shumë që ai të kthehej për shkak të dashurisë që kam për të. E luta me gjithçka, i dhashë premtime por ai nuk pranoi. I shpjegova problemin tim shoqes sime dhe ajo më sugjeroi që më mirë të kontaktoja një magjistar që mund të më ndihmonte të bëja një magji për ta rikthyer atë, por unë jam tipi që nuk besova kurrë në magji, nuk kisha zgjidhje tjetër veçse ta provoja. e dërgoi me postë magjistarin dhe ai më tha se nuk kishte problem që gjithçka do të jetë në rregull para tre ditësh, se ish-i im do të kthehet tek unë para tre ditësh, ai bëri magjinë dhe çuditërisht në ditën e dytë, ishte rreth orës 16:00. Ish-i im më thirri, isha aq i befasuar, iu përgjigja telefonatës dhe gjithçka që ai tha ishte se i vinte shumë keq për gjithçka që ndodhi, sa donte që unë të kthehesha tek ai, se më donte aq shumë. Unë isha shumë i lumtur dhe shkova tek ai dhe kështu filluam të jetonim përsëri të lumtur së bashku. Që atëherë, unë kam premtuar se këdo që njoh që ka një problem marrëdhënieje, do t'i ndihmoja një personi të tillë duke e referuar atë te personi i vetëm real dhe i fuqishëm i magjisë që më ndihmoi me problemin tim. Ju mund t'i dërgoni email atij nëse keni nevojë për ndihmën e tij në marrëdhënien tuaj ose në ndonjë rast tjetër. Email: ellenspellcaster@gmail.com
RispondiEliminaWhatsApp+2349074881619
1) Magjitë e dashurisë
2) Magjitë e humbura të dashurisë
3) Magjitë e divorcit
4) Magjitë e martesës
5) Magjitë lidhëse
6) Magjitë e ndarjes
7) Dëboni një dashnor të kaluar
8.) Ju dëshironi të promovoheni në zyrën tuaj / magjinë e Lotarisë
9) dëshironi të kënaqni të dashurin tuaj
Kontaktoni këtë njeri të madh nëse keni ndonjë problem për një zgjidhje të qëndrueshme. Email: ellenspellcaster@gmail.com
WhatsApp+2349074881619