Welcome

Mireserdhet

Kerko ne Blog

12.7.11

Kamze, Kombinat: Plagosen dy policë duke shuar sherre

Konfliktet u regjistruan në Kamzë dhe në Kombinat, ku uniformat blu u goditën me shishe pas koke

Dy policë janë plagosur nga autorë të ndryshëm ngjarjesh, ndërkohë që agresorët janë arrestuar nga uniformat blu. Bëhet fjalë për dy ngjarje të ndryshme të ndodhura në Kamzë dhe në Kombinat, ku rezulton se një polic është plagosur pasditen e së dielës, ndërkohë që një tjetër është plagosur pak ditë më parë. Sipas të dhënave policore, një prej këtyre ngjarjeve të rënda ka ndodhur në Kombinat. Një patrullë policie ka shkuar për të qetësuar gjendjen në një lokal, por në atë kohë, një prej agresorëve ka goditur një punonjës policie. Punonjësi i policisë, i cili ushtron detyrën e tij pranë Komisariatit Nr. 6, ka marrë një plagë të rëndë në kokë, ndërkohë që kolegët e tij kanë ndërhyrë për të neutralizuar agresorin. Sipas të dhënave, ai është goditur nga 24-vjeçari Fuat Xhima, banues në Kombinat. Menjëherë ai është shoqëruar në ambientet e komisariatit dhe më pas është arrestuar për plagosjen e policit. Ndërkaq, punonjësi i policisë është dërguar në spital, pasi ka marrë një plagë në kokë nga goditja me shishe. Pasi ka kryer analizat e nevojshme, burimet nga spitali thanë se ai ndodhet jashtë rrezikut për jetën, ndërkohë që ende është i shtruar në spital. Por dhuna ndaj policisë nuk është mbyllur me këtë rast. Një rast tjetër është shënuar në Kamzë. Sipas të dhënave policore, bëhet fjalë për dy hajdutë, të cilët kanë goditur po me shishe një tjetër punonjës policie. Nga burimet e Komisariatit Nr. 5 mësohet se uniformat blu bënë ndalimin e shtetasit, S. Doçi, 16 vjeç, lindur në Kukës dhe banues në Bathore. Ndalimi i tij u krye pasi ishte shpallur në kërkim nga policia, sepse me datë 11 qershor 2011, në bashkëpunim me shtetasin Dëfrim Dragjoshi, në rrugën “Azem Hajdari” në Bathore, kanë vjedhur banesën e një shtetasi, duke përvetësuar 20 mijë lekë, një unazë dhe një varëse floriri. Por 16-vjeçari është identifikuar edhe si autor i dyshuar i një tjetër ngjarje, te shkolla 9-vjeçare “Halit Coka”, ku ka goditur me shishe birre një punonjës policie, i cili ishte në krye të detyrës. Gjithashtu, edhe ky punonjës policie ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Nessun commento:

Posta un commento