Welcome

Mireserdhet

Kerko ne Blog

15.7.11

Gjykata konfirmon Bashën në krye të Bashkisë së Tiranës

Lulzim Basha është ligjërisht kreu i ri i Bashkisë së Tiranës pas vendimit që dha sot Gjykata për të njohur mandatin e tij për të drejtuar bashkinë më të madhe në vend.

Gjyqtarja Elbana Lluri dha sot vendimin për të njohur vendimin e dhënë më 8 korrik nga Kolegji Zgjedhor, ku shpallej fitues, kandidati demokrat, Lulzim Basha.

Sipas procedurës që parashikon ligji për pushtetin lokal, kreu i bashkisë më të madhe në vend, pajiset me një vërtetim të tillë, që tregon se procesi i ankimimit në Kolegjin Zgjedhor ka përfunduar dhe ai mund të nisë detyrën, me konstituimin edhe të Këshillit Bashkiak.

Avokatët e Bashës, depozituan dy ditë më parë kërkesën në gjykatë duke iu referuar Ligjit “për organizimin dhe funksionimin e pushtetit vendor”, në të cilin saktësohet se mandati i kryetarit të Bashkisë apo komunës vërtetohet nga Gjykata.

Nessun commento:

Posta un commento