Welcome

Mireserdhet

Kerko ne Blog

12.7.11

Bino: S’ka dezinfektim, po mbishtohen insektet e minjtë

Insekte dhe minj me shumicë për shkak të mungesës së fushatave masive të dezinfektimit në vend. Prej tyre qytetarët mund të marrin një sërë sëmundjesh të rrezikshme që nuk kanë qarkulluar më parë në Europë. Jo vetëm strukturat shtetërore përgjegjëse, por edhe privatët nuk i japin shumë rëndësi këtij problemi. Alarmi vjen nga specialistët e Institutit të Shëndetit Publik. Sipas Silva Binos, është monitoruar i gjithë territori i vendit  dhe është vënë re një përhapje masive e mushkonjës tigër, mizave dhe minjve. “Problematike paraqitet situata në të gjithë vendin. Duke nisur nga Tirana, Durrësi, Shkodra, madje edhe bregdeti i Himarës është i mbushur me vektorë, që lejon transmetimin e disa sëmundjeve të rrezikshme, që nuk kanë qarkulluar në Europë”,  sqaroi dje specialistja e ISHP-së. Sipas saj, më parë çdo fillim të nisjes së sezonit veror behej zhdukja e insekteve me helme te ndryshme dhe me pas dezinfektimi i zonës. “Kjo kompetence prej vitesh i ka kaluar pushtetit vendor, ku një pjesë e mirë e tyre nuk kanë ngritur sektorët që duhet të kryenin këtë shërbim ose nuk bashkëpunojnë me Institutin e Shëndetit Publik”, tha Bino. Ai theksoi se ky është sektori më i lënë pas dore, në lidhje me kontrollin e vektorëve(insekteve dhe minjve). “Eshtë e pafalshme që bashkitë të mos tregojnë vëmendje në këtë drejtim”, tha specialistja e ISHP. Nga ana tjetër, ajo vuri theksin edhe te sensibilizimi i vetë qytetarëve. Sipas saj, ata duhet të bëjnë kujdes me higjienën e ambienteve ku jetojnë. Ndërkohë që pushteti lokal duhet të paktën të ushtrojë kontrolle periodike të higjienës.”Edhe subjektet private nuk shpenzojnë në lidhje me dezinfektimin e ambienteve, sidomos për insektet. Nëpër restorante të Tiranës shohim fluturime të mizave. Kujdes duhet të tregohet me hedhjen e plehrave, mos lënien e ujit të ndenjur, mos lënien e objekteve të prishura, sepse janë strehë për insektet e rrezikshme dhe minjtë. Por, nuk duhen anashkaluar edhe ushqimet, të cilat mund të infektohen sidomos prej mizave”, tha Bino.

Nessun commento:

Posta un commento