Welcome

Mireserdhet

Kerko ne Blog

11.7.11

Berisha: Kolegji, leksion të fortë për Ramën

TIRANË- Leksion të fortë për Ramën dhe gjithë politikanët i ka quajtur kreu i qeverisë vendimet e Kolegjit Zgjedhor, për të cilat ka pranuar se përbëjnë një pasurim të doktrinës elektorale në vend. Gjatë fjalës së tij në mbledhjen e grupit parlamentar të PD-së, Berisha ka përshëndetur gjithë të zgjedhurit e dale nga votimi transparent i 8 majit.
Votat e marra me shumicë, si koalicion, Berisha i ka quajtur besim të madh të qytetarëve tek qeveria dhe maxhoranca, duke garantuar për zhvillimin e reformave dhe arritjen e synimit “Shqipëria, vend i zhvilluar”.
“Te dy vendimet te marra se bashku te 8 gjykatësit kanë votuar për legjitimitetin e numërimit të votave, edhe pse ato u quajtën të palexueshme, packa se ishte dhe vota e presidentit të republikës aty në mes, evidente para gjithë botës. Kolegji në dy vendimet, të parin dhe të dytin, të 8 gjykatësit votuan për ligjshmërinë e numërimit, madje vendimi i dytë historik urdhëroi hetimin e cdo vote në cdo kuti. Kolegji përcaktoi me vendimin e fundit se askush nuk mund të shkelë afatet ligjore të përcaktuara për paraqitjen e ankimimeve, i dha leksion të fortë Ramës dhe gjithë politikanëve, të mos tërheqësh zvarrë një proces, ke të drejtë të ankohesh, të kërkosh në etapa të caktuara të gjitha problematikat, po s’ke të drejtë të zvarritësh procesin”- tha Berisha.
Me tej, kryeministri ka perseritur ftesen per kreun e opozites qe se bashku te nisin sa me shpejt reformën zgjedhore. “Ky sistem funksionoi, kapërceu me sukses një nga provat më të vështira, sic ishtë gara kaq e ngushtë, por ai mund të përsoset dhe ne kemi rekomandime për të shqyrtuar”- ka thene Berisha.
Ai ka pershendetur vendimin e PS-se per t’iu drejtuar Komisionit te Venecias, duke garantuar se edhe PD kerkon mbeshtetjen e saj dhe te OSBE ODIHR-it, pasi ato kanë ekspertizën më të mirë.
“Ftoj PS-ne te shqyrtojmë ligjet me 3/5 dhe mirëpresin cdo amendament që PS do paraqesë”- tha ai. 

Nessun commento:

Posta un commento