POGRADEC- Nje person ka qelluar me arme ne banesen e aktorit Mevlan Shanaj, ne Pogradec. Ngjarja ka ndodhur ne Tushemisht dhe per autor eshte identifikuar fqinji i aktorit, nderkohe qe rrethanat mbeten ende te pasqaruara.
Sipas te dhenave te para, autori eshte identifikuar si 41-vjeçari Adrian Hoxhallari, i cili eshte larguar menjehere pas te shtenave.
Policia eshte njoftuar per ngjarjen dhe ka nisur menjehere hetimet per zbardhjen e ngjarjes dhe per kapjen e autorit.
Vete aktori ka deklaruar pas ngjarjes se nuk ka pasur asnje konflikt me fqinjin e tij. Ai eshte shprehur i lumtur qe i shpetoi familja pas asnje lendim nga gjithe kjo ngjarje dhe tregon se autori, qe eshte ende i lire ka qelluar tete here me arme ne drejtim te baneses se tij.
Nessun commento:
Posta un commento