Welcome

Mireserdhet

Kerko ne Blog

11.7.11

Itali, shpërthen vullkani Etna, ndryshon ritmin e orës

Një shpërthim në vullkanin Etna në ishullin italian, Sicili, ka mbyllur aeroportet në pjesën jugore të këtij vendi dhe çuditërisht i ka detyruar vendasit të shkojnë më herët në punë. Vullkan ka derdhur llavë në shpatet juglindore të tij të shtunën në darkë dhe erërat e përhapën hirin duke ndaluar fluturimet në aeroportin “Fontanarossa Catania”. Shpërthim i fortë, i pesti që ndodh në Etna që në fillim të këtij viti, ishte i shkurtër, por detyroi mbylljen e aeroportit gjatë gjithë natës. Ndërkohë, sicilianët ishin mahnitur, ndërsa kishin vënë re orët e tyre që ecnin 15 minuta më shpejt, duke fajësuar shpërthimin e Etnës për këtë. Shpejtësia e ecjes së orës, që e ka çuar atë përpara, kishte prekur një spektër të gjerë matësish, që nga orët digjitale dhe orët e dorës, në kompjuterët e orët e alarmit. Ndryshimi i orës ishte vënë re kur shumë vendas ishin ngritur herët për të shkruar në punë dhe qindra prej tyre kishin lënë shënime mbi këtë fakt në “Facebook”. Ndërsa shumë kanë fajësuar aktivitetin e Etnës për këtë ndryshim, të tjerë ia kanë atribuuar atë kalimit të ndonjë UFO-je, shpërthimeve diellore dhe shkarkesave elektrike të shkaktuara nga kabllot nënujore. Aeroporti i “Fontanarossa”-s u hap në orën 7:00 të mëngjesit të djeshëm, pasi shtatë makina kanë punuar gjatë gjithë natës për të pastruar pistën nga hiri. Shkaku i ndryshimit dhe konfuzionit të orës në të gjithë ishullin mbetet i panjohur. Etna, 3.295 m e lartë, është një nga vullkanet më aktive në Europë. Shpërthimi i fundit para së shtunës kishte ndodhur në maj.

Nessun commento:

Posta un commento