Welcome
Mireserdhet
Kerko ne Blog
11.7.11
“I tmerrshmi” Shtraus Kan, zbulohet e dashura bankiere
Dominik Shtraus Kan kishte një grua misterioze në dhomën e tij të hotelit pak orë para sulmit ndaj pastrueses së hotelit “Sofitel”.Burimet thanë se gruaja misterioze, e cila besohet të jetë e dashura e tij sekrete dhe një bankiere në Nju-Jork, u pa në kasetat e mbikëqyrjes në hotelin në Manhatan me Shtraus Kan rreth orës 01:30 të mëngjesit të 14 majit. Gruaja, e cila thuhet të ketë qenë në takim me Shtraus Kan për disa kohë, ishte larguar herët në mëngjes. Pasi ajo u largua, besohet se pastruesja e hotelit ka hyrë në dhomën e tij, duke akuzuar se ish-shefi i FMN-së u shfaq lakuriq dhe e sulmoi atë, duke e detyruar të kryejë seks oral, rreth mesditës. ADN-ja e tij u gjet në vendngjarje dhe avokatët e tij kanë këmbëngulur se seksi ishte konsensual. Disa burime të afërta me hetimet, të cilat vazhdojnë edhe pse Shtraus Kanit iu hoq masa për arrest shtëpie, kanë vlerësuar për “Nju-Jork Post” se sapo zyra e prokurorëve në Manhatan ka parë videot e survejimit, ata kanë kërkuar të intervistojnë të dashurën e supozuar të Shtraus Kan, por ajo kishte refuzuar me forcë. Zëdhënësja e Zyrës së Prokurorit në Manhatan nuk pranoi të komentojë mbi gruan që shihet me Shtraus Kan. Edhe Benjamin Brafman, një prej avokatëve të tij, refuzoi të komentojë. 62-vjeçari po qëndron ende në një shtëpi me qira 50 000 dollarëshe në muaj, në një lagje të pasur të Manhatanit, me gruan e tij, gazetaren amerikane Ana Sinkler. Ai i ka pritur me padurim rrëzimet e akuzave të ngritura kundër tij nga shërbyesja e hotelit, emigrantja prej Guinesë, të cilat rezultuan false. Sipas “Post”, Prokuroria në Manhatan pritet ta mbyllë çështjen kundër Shtraus Kan, pasi u zbuluan shumë gënjeshtra gjatë marrjes në pyetje të shërbyeses. Por, edhe pse këto akuza janë hedhur poshtë, përvoja e hidhur e akuzave me sfond seksual kundër Shtraus Kan nuk përfundon këtu. Akuza të tjera kanë dalë kundër tij nga një gazetare franceze, akuza të cilat nëse vërtetohen, sipas ligjeve franceze, mund ta mbyllin ish-kreun e FMN-së për 15 vjet në burg.
Iscriviti a:
Commenti sul post (Atom)
Nessun commento:
Posta un commento